ARSYET/ Policia e Tiranës, procedon dhe arreston 31 persona në 24 orët...

ARSYET/ Policia e Tiranës, procedon dhe arreston 31 persona në 24 orët e fundit

77
0
Shares

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit  janë proceduar 31 shtetas të tjerë, nga të cilët 1 shtetas i ndaluar i shpallur në kërkim, 5 shtetas të arrestuar për vepra të ndryshme penale, 23 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 shtetas të shpallur në kërkim.
Më konkretisht.

Është ndaluar shtetasi i shpallur në kërkim.

L. M., 28 vjeçi, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 2 muaj burg, ku i mbeten për të vuajtur 1 muaj e 25.5 ditë burgim, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Neni 242 i Kodit Penal.

Janë arrestuar për vepra të ndryshme penale shtetasit.

F. A., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi në banesë, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes A. A., 49 vjeçe. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Gj. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, me arsim 8 klasë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, në urbanin e Unazës, i ka vjedhur portofolin shtetases M. D., 33 vjeç, banuese në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

A . Ç., 17 vjeç, banues në Kavajë, pasi në Golem, përballë kompleksit “Hëna”, i ka vjedhur një shumë lekësh shtetasit kosovar Sh. K.,55 vjeç, banues në Kosovë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 13.000 lekë të reja. Nga verifikimet rezulton se ky shtetas është edhe autor i një vjedhje tjetër. Neni 134 i Kodit Penal.

A. L., vjeç 32, banues në Tiranë, pasi te rreth rrotullimi i “Zogut të zi”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin motorr tip “T Max”. Neni 291 i Kodit Penal.

Arrestohet në flagrancë shtetasi  Soren Veshaj.

Më datë 24.07.2017 shërbimet e policisë Kavajë, arrestuan në flagrancë shtetasin Soren Veshaj, 28 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në rrugën “Durrës-Rogozhinë” në vendin e quajtur “Mbikalimi Vorrezave”, duke drejtuar mjetin tip Mercedes, është përplasur në pjesën e mbrapme të mjetit tip “Iveco” me drejtues shtetasin B. Xh., 49 vjeç, i cili kishte ndaluar në rrugën kryesore. Nga përplasja e mjeteve ka gjetur vdekjen shtetasi :

– Xh. Xh., 24 vjeç, banues në Vlorë, pasagjer në mjetin tip “Mercedes”.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit S. V., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY