Gjana skanon Mustafajn, Topallin, Imamin e Patozin: Pse ata shpërthyen ndaj Bashës

Gjana skanon Mustafajn, Topallin, Imamin e Patozin: Pse ata shpërthyen ndaj Bashës

176
1
Shares

Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në PD, ish-ministëri i Bujqësissës, Jemin Gjana shpërthen ndaj grupit të cilësuar kundër Bashës në Partinë Demorkatike.
I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Gjana e cilëson të pamoralshme thirrjen që kanë bërë Jozefina Topalli, Besnik Mustafaj, Astrit Patozi, Arben Imami dhe të tjerë në zgjedhjet e 25 qershorit për të mos votuar PD-në por edhe për të bojkotuar zgjedhjet për kryetarin e PD më 22 korrik.
Kryetari i Komisionit Qendror Elektoral për Zgjedhjet në Partinë Demokratike, dhe një themeluesit e kësaj partie, ish-nënkryetar i PD, ish-kryetar i grupit parlamentar dhe pesë herë deputet tha, “Ajo që kanë pështyrë ndaj PD-së, një ditë do tu kthehet në fytyrë”.
Gjana vlerësoi momentin kur Sali Berisha votoi të shtunën dhe bëri një deklaratë duke e cilësuar procesin statutor dhe për ata ka qenë një mesazh shumë i qartë që ata duhet ti thërrisnin mendjes se këto zgjedhje nuk ishte një farsë.
Gjana e cilësoi procesin për zgjedhjen për kryetar tejet të rregullt por bëri një analizë për secilin ndaj kundërshtarëve të Bashës që sipas tij të vetmin problem që kanë është se nuk ishin pjesë e listës për deputetë.
Sipas Gjanës, askush nuk i mbajti Mustafajn, Topallin, Patozin dhe Bregun të vinin të bëheshin pjesë e garës.

Për Besnik Mustafajn: Ai nuk është anëtar i PD
“A e dini ju që Besnik Mustafaj nuk është anëtar i Partisë Demokratike. Unë nuk e kuptoj se si një njeri që nuk ka teserën e kësaj partie, nuk e ka emrin në asnjë dokument anëtarësie të saj deklaron se nuk do votojë në zgjedhjet për kryetar. Në të gjithë karrierën e tij politike Mustafaj më rezulton se nuk ka plotësuar asnjë formular. Më kujtohet se në vitin 1998 kur Mustafaj erdhi nga Franca ku ishte ambasador, Berisha i propozoi të ishte sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, por kjo duhej të votohej në Këshillin Kombëtar përmes një rregulli që minimumi ai duhej të ishte anëtar i PD-së. Pasi ia thamë këtë, Mustafaj kundërshtori dhe nuk pranoi të ishte anëtar i PD-së dhe të merrte teserën. Atëherë për këtë arsye ne u detyruam të bëjmë një ndryshim në statutin e Partisë Demokratike që sekretarin për Marrëdhëniet me Jashtë ta emëronte vetë kryetari, pra zoti Berisha dhe nuk ishte e nevojshme që ai të ishte anëtar i PD”.

Për Jozefina Topallin: E çfarë ka ajo më shumë nga mua
“Mua më vjen keq që zonja Topalli deklaron që gjatë zgjedhjeve për kryetarin e PD-së më 22 korrik janë mbushur kutitë e votimit. Për cilat kuti e ka zonja fjalën? Kush i mbushi kutitë? Tashmë zonja ka shpërthyer kundër PD dhe zotit Basha. Për çfarë? Sepse Topalli nuk është në listën për deputete. Por kështu e ka politika. Nuk do jesh përjetësisht deputete. Por zonja Topalli nuk e kupton kështu këtë. Përse? Për disa merita që zonja Topalli mendon se ka? Por edhe unë kam merita dhe nuk e mendoj kurrë të bëj si ajo. Ka qenë e persekutuar? Edhe unë kam qenë i persekutuar. Ka qenë shumë mirë me mësime? Edhe unë kamë qenë shumë mirë me mësime. Ka kontribute në PD? Edhe unë kam shumë kontribute, madje më shumë se zonja Topalli që u bë deputete në 1996. Unë mendoj se nuk është argument kjo. Në qoftë se nuk jemi mirë në një moment, duhet ti kthehemi me gur shtëpisë sonë? Apo të themi si francezët raftë qameti në këtë vend pasi të iki unë?”

Për Arben Imamin: Çfarë e bashkon Topallin me Imamin
“Unë e vlerësoj Imamin si një nga themeluesit e PD. Por të gjithë i dimë marrëdhëniet e tij me zonjën Topalli dhe të tjerë. Gjatë qeverisjes së PD-së unë rastësisht isha në zyrën e kryeministri Berisha për çështje pune dhe befas hynë në zyrë zonja Topalli tepër e nxehur dhe i kërkonte Berishës se si kishte mundësi që ai kishte marrë si këshilltar Arben Imamin. Çfarë nuk tha Topalli, dhe më kujtohet që Berisha nuk foli fare. Atëherë çfarë i bashkon këta njerëz?”.

Për Astrit Patozin: Me dy standarde për të njëjtën çështje
“Në vitin 2013 zoti Patozi ishte nënkryetar i PD-së dhe kryetar i grupit parlamentar. Po si u hartuan listat për zgjedhjet parlamentare në atë kohë? Përse nuk u vendos në listë Jemen Gjana? Ka pasur diskutime por asnjë nuk u votua në kryesi. Atëherë unë me të drejtë them përse një gabim që e ka bërë vetë nuk quhet dhe tani që listat i bëri Lulzim Basha u cilësoka skandal? Nuk mund të ketë dy standarde për të njëjtën çështje. Përse zoti Patozi nuk foli për hartimin e atyre listave. Edhe unë nuk isha në listë. Natyrisht nuk u lumturova. Por ama bëra fushatë, shkova në Kamëz, Paskuqan, Shkodër dhe Pogradec. Isha I bindur që kjo ishte më e mira. I kemi dhënë PD-së por më shumë na ka dhënë ajo ne”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY