VIDEO/ ILIR META BETOHET SI PRESIDENT I REPUBLIKËS

VIDEO/ ILIR META BETOHET SI PRESIDENT I REPUBLIKËS

108
0
Shares

Ilir Meta ka marrë zyrtarisht postin e Presidentit të Republikës.
Pas leximit të formulës nga nënkryetarja Valentina Leskaj, Ilir Meta beri betimin e tij.
Pas betimit në Parlament, në orën 19:00, Presidenti i sapobetuar do të drejtohet për në Presidencë, ku edhe atje janë duke u bërë përgatitjet e fundit për të pritur të gjithë të ftuarit që do të jenë në ceremoni.
Fillimisht Meta do të pritet në zyrë nga Presidenti në detyrë, Bujar Nishani. Më pas të dy do të dalin në sheshin përpara Presidencës, ku Metës, përpara fjalimit të tij do t’i dorëzohet Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.
Gjatë kësaj ceremonie, Meta do të jetë i shoqëruar nga vajza e tij Bora, e jo nga bashkëshortja Monika Kryemadhi, e cila e ka bërë të ditur këtë vendim që në momentin kur Meta u votua si President në Parlament.

Posted by Emiljano Aleksi on 24.07.2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY