DETAJE/ Vrasja e vajzës turistes ruse në Ksamil, Gjykata 45 ditë burg...

DETAJE/ Vrasja e vajzës turistes ruse në Ksamil, Gjykata 45 ditë burg për skafistin e dyshuar

121
0
Shares

Gjykata e Sarandës ka dhënë sot masën e sigurisë me 45 ditë burg për skafistin Ermal Fataj që dyshohet se e ka vrarë me mjetin e tij, turisten ruse 15-vjeçare Ksenia Roik pak ditë më parë. Në gjyq, Fataj tha, se, “Kërkoj drejtësi. Unë nuk kam kuptuar gjë. Nëse dal fajtor, do të përgjigjem!”.
Gjykata mori parasysh kërkesën e Prokurorisë së Sarandës, e cila kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” me afat 45 ditë, me qëllim pritjen e aktit të ekspertimit për shtetasin Ermal Fataj.

Në bazë të veprimeve proceduriale të deritanishme rezulton se …
Mesditen e se premtes, shtetasja ruse K. R. dhe nena e saj, kane hyre per t’u lare ne zonen e ishujve te Ksamilit. Vajza eshte larguar me not nga mamaja e saj dhe i ka humbur nga shikimi. Pak minuta me vone, eshte konstatuar se vajza pluskonte e pa jete ne uje. Ky fakt eshte konstatuar nga disa turiste te tjere, te cilet kane njoftuar policine dhe me pas, ne vendngjarje eshte afruar me not edhe nena e vajzes.
Pas kryerjes se autopsise, rezultoi se viktima kishte disa gervishtje te thella ne pjesen e kokes, si edhe ne pjesen anesore te trupit, te cilat i kane shkaktuar vdekjen.
Grupi hetimor, i drejtuar nga Prokuroria e Sarandes, ka krijuar dyshimet se vajza mund te jete goditur nga nje mjet lundrues qe leviz ne ate zone.
Jane kqyrur nje numer i madh varkash dhe skafesh qe sherbejne per transportin e turisteve nga bregu per ne drejtim te ishujve te Ksamilit.
Nga kqyrja, rezulton se ne heliken ë skafit qe drejtohej pa liçense sherbimi nga shtetasi Ermal Fataj, i gjeten disa fije floku, te ngjashme per nga ngjyra me ato te viktimes 16-vjeçare.
Jane pyetur disa persona, perfshire edhe personin e dyshuar. Ky i fundit deklaron se ka levizur me skaf ne oren qe ka ndodhur ngjarja, por mohon te jete pergjegjes per ngjarjen, duke u shprehur se, nese do te kishte goditur te ndjeren, do e kishte ndjere dhe do te merrte masa per t’i ardhur ne ndihme.
Ne keto kushte, Prokuroria e Sarandes ka krijuar dyshime te arsyeshme se shtetasi Ermal Fataj mund te kete goditur turisten ruse.
Por, për të arritur në përfundime me te sakta nëse eshte pikerisht ky shtetas (Ermal Fataj) autor i vepres penale te parashikuar nga neni 85 i K.Penal, duhet të bëhet një vlerësim me i sakte vetëm pasi të kryhen aktet e ekspertimit mjeko/ligjor per te percaktuar kategorine e demtimeve dhe shkakun e vdekjes se viktimes, si dhe akti i ekspertimit biologjik I kampioneve dhe provave te tjera materiale te gjetura te mjeti i tij lundrues dhe te sekuestruara prej policise gjyqesore, per te percaktuar ne menyre shkencore nese ato perputhen dhe i perkasin ose jo viktimes, pra per te percaktuar saktesisht nese eshte pikerisht ky shtetas (Ermal Fataj) subjekti i vepres penale me pasoje vdekjen e shtetases ruse. Vetem pas këtij momenti të procesit hetimor do të bëhet një vlerësim më i saktë i rrethanave të fakti.
Per keto arsye, nga ana e Prokurorise se Sarandes eshte kerkuar caktimi i mases se sigurimit “arrest me burg” me afat, ne pritje te pergjigjeve shkencore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY