Dëshmia e atentatorit të aktorit Mishel Prela: Me pistoletën bëra prova në...

Dëshmia e atentatorit të aktorit Mishel Prela: Me pistoletën bëra prova në Dajt

792
0
Shares
Mishel Prela (Manoku)

Atentatori që tentoi vrasjen e aktorit Mishel Prela ka treguar në detaje se si ia doli të shkonte deri te koka e viktimës.

“Armën ma bleu vetë Ervini. Shkova në Dajt dhe bëra qitje. Më pagoi që ta ruaja Mishelin dhe më tha se do m`i jepte paratë në dy pjesë”!, shkruan “Shekulli”.

Janë edhe katër të tjerë të arrestuar për këtë ngjarje ndërsa mësohet se gjithçka ka ndodhur nga një konflikt i hapur në vitin 2010 mes tij dhe të plagosurit të katër ditëve më parë kur ishin të vetëpunësuar në shpërndarjen e kokainës dhe të heroinës në Tiranë.

Sipas të dhënave hetimore mësohet se gjithçka që ka ndodhur mes Ervin Zallumit dhe Mishel Prelës ka qenë thjesht prishje pazaresh, ndërsa asokohe Misheli e plagosi me thika Ervinin dhe ky i fundit shpëtoi mrekullisht.

Tashmë Miklar Tola, i cili është vënë në pranga bashkë më vëllanë e tij më të vogël se vetja dhe tre persona të tjerë ka dalë dje para gjykate dhe është njohur me masën e sigurisë por pa kundërshtuar për asgjë akuzën dhe as gjykatën!

Për më shumë së një muaj Miklar Tola dyshohet të jetë paguar për të përgjuar dhe spiunuar lëvizjet e Mishel Prelës, një i ri i vendosur në shënjestër të një atentati të dështuar për hesape të pambyllura mes tij dhe një biznesmeni.

32-vjeçari i dyshuar për vrasje në bashkëpunim të ngelur në tentativë, u soll para gjykatës si njëri nga pesë të dyshuarit e vendosur në prangat e Policisë së Tiranës, ndërsa në seancën me dyer të mbyllura ndoqi në heshtje masën e vendosur ndaj tij, atë të arrestit me burg.

Por më i rëndësishmi përveç porositësit shikohet 34-vjeçari, Shkëlzen Buci, një ish-tregtar që pasi ka dështuar në biznes ka pranuar të kontraktohet nga biznesmeni në fushën e ndërtimeve, Ervin Zallumi, për të kryer krimin.

Miklar Tola ka rrëfyer se Shkëlzeni i kishte kërkuar të raportonte itinerarin e Mishelit, punë për të cilën do të paguhej në mbyllje të porosisë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY