DOKUMENTE/ Kur Sigurimi bënte kontrabandë për llogari të shtetit me dijeninë e...

DOKUMENTE/ Kur Sigurimi bënte kontrabandë për llogari të shtetit me dijeninë e ministrit të Brendshëm

137
0
Shares

Nga Kastriot Dervishi

Kontrabanda e Sigurimit nuk kishte si të mos binte në sy të shteteve europiane. Për vetë dinamikën e zhvillimit të ngjarjes dhe të përfshirjes në këtë aktivitet të shumë firmave dhe individëve, rënia në sy ishte më se normale, pavarësisht nga përpjekjet e shumta për ta fshehur sa më shumë atë.

Në lidhje me çështjen gjendet edhe ky shënim
Sipas gazetës “Journal de Geneve” të datë 29 qershor 1989, ditët e fundit është zbuluar një kontrabandë e rëndësishme e cigareve në Bazel.
“Sipas brigadës së luftës kundër drogës, cigaret vinin nga përtej Adriatikut. Në Anversë ose në Shqipëri, ato ngarkoheshin nëpër anije që i çonin drejt brigjeve spanjolle. Malli, cigare, për ndoshta dhe kokainë transferohej në anije të shpejta dhe shitej në Spanjë. I gjithë ky trafik organizohej nga firma të rajonit të Bazelit”.

Shënimi i ministrit të Punëve të Brendshme, Simon Stefani, më 3. 7. 1989 për vartësin e tij
“Porosit edhe njëherë shokët që të bëjnë tepër kujdes. Nuk duhet në asnjë çast të ekspozohet vendi ynë. Tepër kujdes do bërë në Durrës, etj”.

Siç edhe shihet, ministri nuk shënon asgjë tjetër veç kujdesit që duhej pasur. Ministri nuk pyet në kemi të bëjmë me trafik droge apo jo, por porosit shokët të kenë kujdes. Duke rritur vigjilencën komunistët e kaluan në heshtje edhe këtë problem që po i dilte me perëndimin.
Faksimilja e praktikës së asaj kohe.

VITI 1982/ Anijet e kontrabandës gjatë muajit janar

kontrabanda komunizem1Në këtë faturë mund të lexohen disa nga anijet që kanë kontrabanduar cigare nga Shqipëria në Itali e vende të tjera. Shihet qartë dendësia e lëvizjes së kontrabandës.

Një dokument i kontrabandës së Sigurimit

kontrabanda komunizem2Për herë të parë i bëhet i njohur publikut një dokument i kontrabandës së cigareve (ka dyshime edhe për mallra të tjera) që zhvillonte shteti komunist në hapësirën kohore midis viteve 1966 – 1991.
Aktiviteti fillimisht kryhej nga Ministria e Tregtisë, por më pas kaloi në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Nëpërmjet rrugës tokësore (nga Hani i Hotit), futeshin në Shqipëri kamionë me cigare, të cilat shteti komunist i blinte nga firma zvicerane. Këto magazinoheshin afër bregut të detit dhe më pas trafikoheshin me anije apo skafe të huaja që vinin në bregdetin tonë.
Nga trafikantët e huaj, pjesa më e madhe ishin mafiozë italianë.
Qëllimi i tranzitimit të cigares në këtë mënyrë sillte fitim për komunistët e Shqipërisë, si edhe për trafikantët ndërkombëtare pasi e siguronin mallin pa barrierat doganore.
Me organizimin e kësaj pune merrej Dega e Veçantë.
Për kohën kur ishte pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ajo ishte fillimisht në varësi të Degës së 2-të të Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit. Më pas ajo kaloi në Drejtorinë e Tretë të Sigurimit të Shtetit (Zbulimi Politik) dhe në fund u quajt Seksioni i 2-të i Repartit 100/5.
Dokumenti bashkëlidhur është i nënshkruar nga shefi i Degës së Veçantë “Antonio”. Është një dokument që nuk bën fjalë vetëm për cigare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY