Prej disa orësh vilat e drejtuesve kryesorë të vendit në Gjirin e Lalzit janë pa drita përfshirë edhe atë të Presidentit të zgjedhur Meta që merr nesër detyrën.
Per shkak te renies se nje zjarri ne zonen e Hamallaj, një fshat rreth 3 km nga Lalzi, u demtua linja e tensionit te mesem që lidh nënstacionin e Sallmone me Gjirin e Lalzit, i cili është rreth15 km i gjate.
Ky incident shkaktoi ndërprerjen e energjisë për kompleksin Lura 1 pasi flaka dogji kabllot e transmetimit të energjisë, thane burimet per droni.al.
Sipas OSHEE në Durres, grupet e riparimit të difekteve kane marre masat e nevojshme per rikthimin sa me te shpejte te energjise elektrike.
Këputja e energjisë për këtë fshat turistik ëhstë mjaft e rrallë ose nuk ndodh asnjëherë. Përpara se të vendoseshin atje zyrtarë të lartë morën masa për të ndërtuar gjithë infrastrukturën e nevojshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/