Që në një moshë të vogël ne jemi mësuar të flemë në pizhame dhe shpeshherë, prindërit i imponojnë fëmijëve mendimin se nuditeti është diçka e turpshme, qoftë edhe në gjumë.
Por, kërkimet e fundit shkencore kanë zbuluar se e fjetura nudo ka shumë benefite, qoftë në cilësinë e gjumit, qoftë për shëndetin është diçka tejet pozitive. Këto janë 10 arsye pse sonte duhet të flini pa rroba.
E fjetura pa rroba rrit cilësinë e gjumit duke i lejuar lëkurës të qëndrojë e freskët dhe nuk mbinxehemi duke na lejuar të bëjmë një gjumë më të thellë dhe me më pak ëndrra.
Ne ndihemi më të lumtur dhe të lirë. Kur nuk kemi rroba gjatë gjumit, ndihemi më të lirshëm, qoftë për lëvizje, apo në frymëmarrje.
Kemi flokë dhe lëkurë me të shëndetshme, sepse gjumi cilësor ndihmon trupin në krijimin e melatoninës dhe hormoneve të tjera të vlefshme për trupin.
E bën jetën tonë seksuale më të larmishme. Duke qenë të zhveshur në shtrat, partnerët kanë më shumë shanse të kryejnë marrëdhenie në mënyrë spontane, sesa po të ishin me rroba.
Rrit humbjen e peshës dhe ndikon në rritjen e muskujve. Hormoni i rritjes (HGH) është ai që ndikon në zhvillimin e muskujve dhe djegjen e dhjamrave. Sipas studimeve njerëzit që flenë të zhveshur prodhojnë më tepër HGH se njerëzit e tjerë.
Njerëzit kanë më pak stres. E gjetura zhveshur do të ndihmojë që trupi të ulë nivelet e kortizolit, hormonit të stresit.
Marrëdhënie më të mira me partnerin. Kontakti i dy trupave të zhveshur krijon një marrëdhënie me sensuale dhe rrit besueshmërinë mes çiftit.
Kjo metodë gjumi rrit nivelin e vetëbesimit.
Përmirëson qarkullimin e gjakut.
Doktorët rekomandojnë të fjeturën nudo edhe për njerëzit insomnikë, pasi kur flemë pa rroba bie së tepërmi rreziku për insomi.tiranapost
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/