Nje person me inicialet Gj.K u hodh sot nga akti i katërt në Korcë duke i dhënë fund jetës, ndërkohë që burime nga Korca bëjnë me dije se viktima është një ish-futbollist i njohur. Gj. K., që rezulton të jetë ish-portieri i ekipit shkodran të Vllaznisë, Gjergji Kushe.
Motivet që e çuan drejt vetëvrasjes janë ende të paqarta, por dyshohet se ai kishte rënë në depresion dhe ishte përdorues i rregullt i pijeve alkoolike ndrysa ka lënë edhe një letër para se të vetflijohej.
Njoftimi i policisë:
Jemi njoftuar se në Spitalin e Korçës ka shkuar i pajetë trupi i shtetasit Gj.K, rreth 60 vjeç.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas, në gjendje të rënduar emocionale është hedhur nga kati i katërt i pallatit në të cilin banonte në lagjen nr 2 të qytetit të Korçës dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Nga veprimet e kryera, rezulton se shtetasi Gj.K, jetonte i vetëm dhe kishte lënë edhe një letër në të cilën sqaronte arsyet e vetëvrasjes së tij
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/