Tomor Alizoti jep dorëheqjen nga kryesia e PD

Tomor Alizoti jep dorëheqjen nga kryesia e PD

120
0
Shares

Pas fitores së Lulzim bashës në garën për kryetar të PD, një prej anëtarëve të kryesisë dhe drejtues departamenti në PD dha dorëheqjen. Tomor Alizoti që drejtonte departamentin  e ish- te përndjekurve ishte ndërkohë ndër kritikët më të rreptë të Bashës pas humbjes së zgjedhjeve të 25 qershorit.

Deklarata:

Ne perfundim te votimit te anetaresise se PD per kryetarin e saj jap sot doreheqjen time nga detyra e drejtorit te departamentit te ish te perndjekurve dhe nga ajo e anetarit te kryesise. Une, pas humbjes dramatike te PD-se mbrojta qendrimin se z Lulzim Basha ishte pergjegjes kryesor per kete humbje dhe duhej te dorehiqej ne menyre qe partia te niste nje proces reflektimi dhe ringritjeje. Doreheqja do te ishte nje akt demokratik i nevojshem dhe nje pranim i vertete i pergjegjesive. Vetem keshtu ne do te kishim mundesine e ndertimit te nje fryme dhe force te vertete opozitare. Z Basha zgjodhi nje qasje tjeter duke iu imponuar normave perendimore dhe duke u rizgjedhur, kesisoj une si akt qytetar dhe fisnik po zgjedh te dorehiqem. Mbetem nje mbeshtetes i paepur i PD dhe i te djathtes dhe shpresoj qe ajo shume shpejt te zere vendin qe meriton. Mirenjohje te thelle per te gjithe mbeshtetesit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY