Mbërrin në gjykatë dosja e ushtarakut që shantazhi kolegen për seks

Mbërrin në gjykatë dosja e ushtarakut që shantazhi kolegen për seks

72
0
Shares

Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgon në gjyq me akuzën e gjobëvënës, Gersian Dumin, efektivi i policisë ushtarake.
Oficeri është arrestuar në nëntor 2016, nga specialistët e sektorit kibernetik të policisë së Tiranës, pasi shantazhoi me video intime një kolegen e tij brenda Forcave të Armatosura.
Pas përfundimit të hetimeve, dosja është dërguar në gjykatë, ku pritet të fillojë procesi gjyqësor. E dëmtuara nga ngjarja, shtetasja me iniciale E. K., kishte denoncuar në polici faktin se dikush, e kërcënonte me mesazhe anonime në telefon dhe në faqen e saj në Facebook.
Ky person i kërkonte ushtarakes të takoheshin dhe të kryenin mardhënie seksuale.
“Në të kundërt, videon që kam gjetur në inboxin tënd do ta bëj publike në internet”, ka qenë kërcënimi i ushtarakut.
Pasi ka marrë kallëzimin e policisë, prokurori i çështjes te Krimet e Rënda, Vladimir Mara bashkë me sektorin kundër krimeve kibernetike kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Policia ka instruktuar shtetasen me inicialet E. K., kolege e autorit të krimit, që ti kthente përgjigje dërguesit të mesazheve.
Pas komunikimeve të vazhdueshme mes të dëmtuarës nga ngjarja, 23-vjeçari konfirmonte pretendimin se kishte një video intime të vajzës, të cilin ai do e publikonte në internet.
Kërkesa e të riut ishte që vajza të pranonte të kryente marrëdhënie seksuale me të dhe të krijonin një lidhje intime së bashku.
Në këto kushte, nën kontrollin e policisë, punonjësja e ushtrisë ka lënë një takim me kolegun e saj Gersian Dumi, në një hotel në zonën e “Vilave Gjermane” në Tiranë.
Autori i ngjarjes ka shkuar aty duke menduar se do të takohej me kolegen “që i ishte bërë fiksim” por në fakt, sapo arriti te hoteli, ushtari u arrestua në kushtet e flagrancës nga efektivët e policisë së Tiranës.
Në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar telefoni i ushtarakut ku është gjetur se aparati kishte akses në një adresë anonime në facebook, nga e cila ishin nisur mesazhet për vajzën e dëmtuar nga ngjarja.
Prokuroria ka bërë me dije se e dëmtuara E. K., nuk kishte asnjë dijeni se autori i ngjarjes ishte Gersian Dumi, koleg i saj në ushtri, derisa ai u arrestua tek hoteli ku kishin lënë takim ku shkoi me një automjet “Golf 4” të bardhë.
I pandehuri do të gjykohet për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

 

Për më shumë mund të lexoni edhe

EMRI/ Ushtari i Mimit nuk përmbahet, kërcënon kolegen për seks
http://droni.al/web/EMRI_Ushtari_i_Mimit_nuk_permbahet_kercenon_kolegen_per_seks_28935_1.php

Si edhe …

DETAJE/ Ja si ra në kurth ushtari maniak i Mimit, që kërcënonte kolegen për seks
http://droni.al/web/DETAJE_Ja_si_ra_ne_kurth_ushtari_maniak_i_Mimit_qe_kercenonte_kolegen_per_seks_28976_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY