VIDEO/ Ja si u arrestuan 3 inspektorët e Tatimeve, që i bën...

VIDEO/ Ja si u arrestuan 3 inspektorët e Tatimeve, që i bën presion dhe i morën 400 mijë lekë biznesmenes

164
1
Shares

Dje gjatë orëve të mbrëmjes nga strukturat e Policisë është finalizuar operacioni  policor i koduar “TND”,  i cili u zhvillua pas një denoncimi të bërë nga një subjekt privat drejtpërsëdrejti te Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama.
Me marrjen dijeni në lidhje me denoncimin u organizuar puna nga  Drejtoria për Krimin e Ekonomik  në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë  dhe Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “TND”,  ku u arrestuan  në flagrancë shtetasit:
– Ermal Harizaj, 37 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, me detyrë specialist në Drejtorinë e Hetimit Tatimor Tiranë.
– Ervin Pupuleku, 29 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, me detyrë inspektor i zbatimit të hetimit tatimor në Drejtorinë Rajonale Tiranë.
– Arben Disha, 49 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, me detyrë inspektor i zbatimit të hetimit tatimor në Drejtorinë Rajonale Tiranë.

Arrestimi i këtyre personave u bë, pasi, më datë 21. 07. 2017, ora 17.00, të tre këta punonjës kanë shkuar për kontroll, pranë një subjekti privat në Spille Kavajë, me administratore shtetasen  A. M., duke shpërdoruar detyrën  i kanë marrë administratores shumën prej 40 mijë lekë (të rinj).
Vijon puna për dokumentimin nëse ka raste të tjera të ngjashme të abuzimit me detyrën  ndaj bizneseve.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga nenet 259 dhe 248 e 25 të Kodit Penal, për ndjekje dhe hetime të mëtejshme.
Policia e Shtetit u bën thirrje çdo sipërmarrjeje apo subjekti tregtar, që gjendet në kushte shtrënguese si pasojë e sjelljes abuzive të punonjësve të shtetit, të denoncojnë pa ngurrim dhe i siguron të gjithë për gatishmërinë për të reaguar në kohë reale  e në mbështetje të çdo viktime të shpërdorimit të detyrës.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY