EMRA & VIDEO/ Tiranë, 80 mijë euro për të ekzekutuar aktorin, prangoset...

EMRA & VIDEO/ Tiranë, 80 mijë euro për të ekzekutuar aktorin, prangoset porositësi dhe ekzekutorët

98
0
Shares
Mishel Prela (Manoku)

Zbardhen detaje nga atentati me arme ndaj aktorit te “Partizani” ne Tirane. Policia ne një deklarate për mediat sqaroi sot se atentati qe përfundoi me plagosjen e aktorit Mishel Manoku (Prela) ishte i porositur me qellim vrasjen e tij, madje kundrejt një shume te madhe parash.
Për këtë krim, sipas kreut të Policisë së Tiranës, Ardi Veliu janë paguar 80 mijë euro për të vrarë Manokun.
Në pranga sipas Veliut janë vënë, porositësi, ekzekutori dhe bashkëpuëntorët e tyre.

 
Njoftimi i plotë i Policisë

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 20.07.2017,  në rrugën Tafaj, përballë shkollës së mesme “Partizani” Tiranë, ku është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi Mishel Prela, ju informojmë se:
Menjëherë pas ndodhjes së ngjarjes, nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë u organizua puna për  zbardhjen, dokumentin dhe arrestimin e autorëve,  ku u zhvillua  dhe u finalizua operacioni “Pagesa”.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm  të strukturave të policisë, kryerjes së veprimeve profesionale dhe hetimore paraprake në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, grumbullimit të provave  në vendngjarje, si dhe nga informacionet e marra nga vetë strukturat policore, është bërë e mundur që brenda 24 orëve të zbardhet dhe të dokumentohet e gjithë ngjarja.
Është dokumentuar i gjithë mekanizmi i ngjarjes, ku kemi të bëjmë me një vrasje me pagesë, mbetur në tentativë, nga një grup i struktruar kriminal.
Si rezultat i operacionit u arrestuan  të gjithë antarët e  grupit,  duke filluar nga porositësi,  ekzekutori dhe  përkrahësit pas kryerjes së krimit , më konkretisht:
Ervin Zallumi, 30 vjeç, lindur e banues në Tiranë.
Ky shtetas është personi që ka porositur vrasjen e shtetasit Mishel Prela, kundrejt shumës prej 80.000( tetëdhjetë mijë) eurosh, shumë të cilën  do t’ia jepte shtetasit Shkëlzen Buci dhe bashkëpuntorve të tij.
Shkëlzen Buci, 34 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë,  i cila  ka qenë në rolin e ekzekutorit , të cilit i është gjendur dhe sekuestruar  arma e krimit tip pistoletë model 54(TT).
Miklar Tola , 32 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i cili  është  bashkëpuntor në tentativën e vrasjes.
Trim Hidri, 41 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i cili  ka bërë të mundur largimin nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së krimit , të autorëve të krimit.
Ermir Tola, 22 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë, vëllai I Miklar Tolës, pjestar aktiv i këtij  grupi kriminal .
Motive i kësaj ngjarje është hakmarrja.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetaseve do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale të “Vrasje me paramendim  mbetur në tentative, kryer në bashkëpunim”  dhe “Armbajtje pa leje”,  parashikuar nga nenet 78 /22/25 dhe 278,  të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY