Sali Berisha për herë të parë përcjell një mesazhi të fortë për...

Sali Berisha për herë të parë përcjell një mesazhi të fortë për anëtarësinë e PD

53
0
Shares

Për herë të parë, ish-kreu i PD-së Sali Berisha, ka përcjellë një mesazh të fortë sot, për anëtarësinë e PD-së, pas humbjes së zgjedhjeve nga kjo parti në 25 qershor 2017.
“Nuk kam folur sepse kam dhënë një dorëheqje pa rikthim, të cilën e kam bërë me ndërgjegje më të plotë.
PD është në vështirësi serioze. Ajo ka pësuar humbjen më të thellë në historinë e saj.
Por mesazhi im, është se humbje fatale nuk ka, ato i bën ti me dorën tënde. Ndaj ftoj që çdo njeri, anëtar e votues që e do PD, të punojë për një strategji të re, që ta kthejë PD në një forcë të sigurt të pushtetit të ardhshëm.
Kjo strategji është plotësisht e mundur dhe kalon nëpërmjet bashkimit.
I takon kryetari që do të dalë nga zgjedhjet e sotme, që të ndërmarrë këtë akt.
Duke u zhveshur nga emocionet do të gjendet mundësia dhe vullneti për një strategji të re të PD, që ajo të rikthejë besimin te elektorati i saj dhe te elektorati shqiptar.
Të gjithë ata që kanë investuar në PD, e kanë vendin në PD.
Është normale të kërkosh dorëheqjen e Lulzim Bashës, por nuk ka statut që të imponojë apo detyrojë këtë”, u shpreh midis të tjerave Berisha. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY