VIDEO/ Basha voton për kreun e PD: Demokratët dalin më të bashkuar...

VIDEO/ Basha voton për kreun e PD: Demokratët dalin më të bashkuar pas këtyre zgjedhjeve

52
0
Shares

Rreth orës 11.00, ka hedhur votën e tij, për zgjedhjen e kryetarit të PD, edhe kandidati Lulzim Basha.
Pas votimit, Lulzim Basha deklaroi se pas këtyre zgjedhjeve një gjë është e sigurt, demokratët do dalin më të fortë e të bashkuar.
Duke komentuar procesin e zgjedhjeve që vijon prej tre orësh Lulzim Basha tha se, “Procesi është i qetë, po zhvillohet në mënyrë të civilizuar. Jam i bindur se do dalim më të fortë, më të bashkuar dhe gati për tu kthyer në forcën e vetme që përfaqëson shpresë për shqiptarët”.

 
Prononcimi i plotë i Lulzim Bashës

“Dua të falënderoj të gjithë demokratët që janë bërë pjesë për herë të dytë e procesit një anëtar-një votë, për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike.
Shpreh mirënjohjen time më të thellë për turin e bashkëbisedimit që më ofruan mua dhe kandidatit tjetër, z. Selami gjatë një fushate intensive anembanë vendit, në çdo degë të Partisë Demokratike.
Dua të shpreh mirënjohjen komisionerëve dhe gjithë infrastrukturës zgjedhore të Partisë Demokratike për punën e shkëlqyeshme që kanë bërë.
Procesi po ecën në mënyrë të qetë, të civilizuar dhe demokratike.
Jam i bindur se Partia Demokratike dhe demokratët dalin nga ky proces më të fortë, më të bashkuar dhe gati për t’u kthyer në forcën e vetme që përfaqëson të ardhmen e shpresën e çdo shqiptari të ndershëm në këtë vend”.

Demokratet zgjedhin kreun e PD-se

Basha pas votimit: Pas këtyre zgjedhjeve demokratët do të jenë më të bashkuarhttp://www.oranews.tv/vendi/gara-per-zgjedhjen-e-kryetarit-te-pd-se-nis-votimi-ne-68-qendra/

Posted by Ora News on 22.07.2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY