Selami: Votimi i sotëm do ta bëjë më të bashkuar dhe do...

Selami: Votimi i sotëm do ta bëjë më të bashkuar dhe do ta ringrejë PD, me shpresë për të ardhmen dhe Shqipërinë

60
0
Shares

Në përfundim të hedhjes së votës së tij për kryetarin e PD, Eduard Selami pati një prononcim për mediat sot.
“Ka filluar një proces i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Partinë Demokratike, por edhe për Shqipërinë, për opozitën në përgjithësi dhe mbi të gjitha për të ardhmen tonë. Ky proces i sotëm ka filluar në mënyrë të qetë, në mënyrë të rregullt dhe siç e kam thënë edhe përpara, pavarësisht nga pabarazia që ka pasur kjo garë, unë mendoj që demokratët do të dinë që me votën e tyre të fshehtë, të zgjedhin jo thjesht kryetarin, por të zgjedhin modelin më të mire, i cili do t’i kthejë besimin dhe shpresën, jo vetëm demokratëve por edhe shqiptarëve.
Dhe jam i bindur  që votimi i sotëm do ta bëjë më të bashkuar dhe do ta ringrejë Partinë Demokratike edhe një here, me shpresë për të ardhmen dhe Shqipërinë.

A mundet një garë e pabarabartë të nxjerrë një rezultat të drejtë?
Unë mendoj që gara e pabarabartë nuk mund të nxjerrë një rezultat klinikisht të drejtë. Por ato çka humbas në procedura, unë  e fitoj në avantazhin që ka modeli im.

Si po shkon procesi nga ana organizative?
Nga ana organizative sot nuk kam ndonjë shqetësim, me të cilin lidhet ndonjë lloj deformimi i rezultatit. Thjesht, janë gjëra teknike që deri tani po shkojnë mirë. Unë do ju mbaj në kontakt dhe për çdo problem, do të komunikojmë. Qëllimi ynë është që kjo garë, e cila në vetvete siç kam thënë nuk është një garë e lehtë, garat brenda partive politike janë të vështira dhe në vende me demokraci shumë të zhvilluar, megjithatë unë do të bëj përpjekje maksimale dhe mendoj edhe të gjithë demokratët, që PD të dalë sa më e fortë nga ky proces.

A mendoni se do të ketë pjesëmarrje meqenëse ka një grup që ka bërë thirrje për bojkot të votimit?
Besoj se pjesëmarrja është e lartë nga kontaktet dhe informacionet që unë kam . Unë mendoj që bojkoti nuk është ide e mirë dhe kam qenë gjithmonë kundër bojkotit, nuk e kam pranuar. Them se bojkoti është një gjë që i përket të kaluarës. Jam i zhgënjyer nga kolegët e partisë, njerëz me kontribute, të cilët ofrojnë bojkotin. Demokracia është rreth alternativave, rreth konkurrimit, demokracia është rreth votimit dhe bojkoti është i së kaluarës. Unë shpreh zhgënjimin tim, por kam mendimin dhe besimin që shumë demokratë ndajnë të njëjtin qëndrim”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY