EMRAT & FOTO GALERI/ Qafë Thanë, arrestohen çeku dhe gjermani me “çokollatë”...

EMRAT & FOTO GALERI/ Qafë Thanë, arrestohen çeku dhe gjermani me “çokollatë” në çanta

110
0
Shares

Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Narkotikët dhe Trafiqet në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve, Petr Porada, 35 vjeç, banues në Pragë-Çeki dhe Claus Benten, 50 vjeç, banues në Osnabruck-Gjermani.
Të njëjta burime saktësojnë se filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetases, T. G., 18 vjeçe, banuese në Pragë-Çeki.
Sipas Policisë, mësohet se më datë 21.07.2017, në dalje të Republikës së Shqipërisë, është paraqitur shtetasi çek Petr Porada i cili udhëtonte me mjetin tip“Skoda” me targa 6A23403 me pasagjere shtetasen T. G. Gjithashtu edhe shtetasi gjerman Claus Benten, i cili udhëtonte me mjetin tip “Toyota” me targa OSC909. Destinacioni i të tre shtetasve ishte Maqedonia.
Gjatë kontrollit të detajuar që shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Doganën kanë ushtruar ndaj tyre dhe ndaj mjeteve me të cilat udhëtonin, konkretisht në çantat personale të tyre iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• 2,6 gr. lëndë e dyshuar si Cannabis Sativa, shtetasit çek.
• 6 gr. lëndë e dyshuar narkotike si resin (çokollatë) dhe 1,9 gr. lëndë e dyshuar si Cannabis Sativa, shtetasit gjerman.
Veprimet procedurale të dy rasteve u kryhen nga Sektori për Narkotikët e Trafikun e Paligjshëm në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY