Grupi anti-Basha mblidhet në Tiranë

Grupi anti-Basha mblidhet në Tiranë

91
0
Shares

Sonte, një ditë para zgjedhjeve në PD, grupi anti-Basha është mbledhur në një takim në Akademinë e Arteve.
Në këtë takim janë të pranishëm një sërë ish-eksponentësh të së djathtës si Ridvan Bode, Astrit Patozi, Majlinda Bregu, Arben Imami, Genc Ruli, etj.
Një nga themeluesit e Partisë Demokratike, ish-deputeti Besnik Mustafaj ka qenë i pari që mori fjalën e tij para demokrateve të Tiranës, në takimin që organizon sot grupi anti-Basha.
Publicisti Mustafaj pohon se gara e nesërme nuk është e drejtë, por farse, duke shtuar se kjo është arsyeja se pse ai nuk do te votojë nesër.
Besnik Mustafaj tha se me humbjen e PD-së jo vetë u shkatërrua partia në fjalë, por e gjitha e djathta shqiptare.
Deputetja e PD-së, Majlinda Bregu, në fjalën e saj, tha se nuk i interesonte fare Basha as nuk e urrente atë. Por sipas saj, Basha është një i paaftë për të menduar.
Mes të tjerash kritika më e ashpër e Bashës pohoi se nesër nuk do të votojë për kryetarin e ri, ndërsa i kërkoi ndjesë Selamit publikisht.
Një nga kritikët më të ashpër të Lulzim Bashës, Astrit Patozi, i cili ka ndërmarrë edhe nisëm për këtë grup, deklaroi nga Akademia e Arteve se kjo lëvizje ka vetëm një qëllim; bashkimin e PD-së.
Sipas Patozit kalimi i krizës që ka mbërthyer PD-në bëhet nëpërmjet një analize të detajuar për zgjedhjet. Mes të tjerash ai tha se kjo lëvizje është gati të punojë me Bashën, duke shtuar se ai ishte ishte kryetar dhe jo mbret. Patozi theksoi se nuk mund të pranojnë dikë si Basha që sillet dhe si xhelat dhe si viktimë.
Astrit Patozi i ka bërë thirrje publikisht Lulzim Bashës që të heqë dorë nga gara farse që do të mbahet nesër. Patozi me mesazhe të forta iu drejtua Bashës publikisht se ka kohë edhe pak orë që t’ua kursejë demokratëve një traumë tjetër pas asaj të humbjes së zgjedhjeve.
Deputeti i PD-së, Astrit Patozi në takimin anti-Basha të zhvilluar në Akademinë e Arteve, ka sulmuar edhe kandidatin tjetër për kryetar të Partisë Demokratike, Eduart Selami.
Patozi i bëri thirrje këtij të fundit, që të shkonte andej nga kishte ardhur pasi nuk i hynte në punë asnjë demokrati.
Ajo që bie në sy është mungesa e ish-kryetares së Kuvendit dhe një ndër kritiket e forta të Lulzim Bashës, Jozefina Topallit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY