Kërkoi Besnik Mustafaj që djali i tij të bëhej deputet? Reagon i...

Kërkoi Besnik Mustafaj që djali i tij të bëhej deputet? Reagon i biri, Andi Mustafaj

195
0
Shares

Disa pretendime në media sot, bënin fjalë për një kërkesë të besnik Mustafajt, adresuar Lulzim Bashës, për ti kandiduar djalin e tij për deputet.
Sipas pretendimeve, thuhet se qëndrimi i Besnik Mustafaj ndaj Lulzim Bashës, lidhet me refuzimin e këtij të fundit për të përfshirë në listë djalin e tij, Andi Mustafaj.
Pas këtij pretendimi, ka reaguar vetë Andi Mustafaj.
Ai jeton dhe punon në Francë dhe nëpërmjet një postimi të gjatë në “Facebook”, mohon që ai të ketë kërkuar të jetë në listat e kandidatëve për deputetë…

 
Reagimi i plotë i Andi Mustafaj në “Facebook”

Një histori e shkurtër mbi angazhimin
Andi Mustafaj

Jam menduar gjatë nëse duhet te shkruaj dicka ne lidhje me ngjarjet e fundit, gjate te cilave, per te baltosur angazhimin e babait tim eshte perdorur emri dhe imazhi im, ku disa “media” elektronike kane pohuar se ky angazhim jo vetem qe nuk eshte i sinqerte, por eshte reagimi ndaj nje refuzimi te Kryetarit te Partise Demokratike per te me futur mua ne listat per kandidat per Deputet te Republikes se Shqiperise.
Jam menduar gjate sepse ne thelb, edhe pse ndoshta mund te duket e çuditshme, nuk po arrija te gjeja nje qellim te vertete, te forte, per te pasur nje reagim. Te arsyetoj me te njerez te pa arsyeshem ? Te bind njerez qe manipulohen? Te mposht njerez dashakeq ?
Pertej faktit se nga Parisi ku ndodhem keto gjera jane akoma me te veshtira per t’u arritur, ajo qe me shqeteson eshte fakti se te gjitha keto qellime nisen nga nje ndjenje negative, revanshi te nje femije, te cilit tentojne t’i godasin babain.
Sado legjitime te jene keto ndjenja, nuk jane me mjaftueshem te forta perballe situates ne te cilen ndodhet vendi, perballe situates ne te cilen gjendet Partia Demokratike. Mbi te gjitha, keto ndjenja nuk e nderojne aspak angazhimin e babait tim dhe deshiren e tij te thelle per ta pare idealin qe ka mbartur kaq gjate permes Partise Demokratike te mbijetoje.
Aty e gjeta qellimin per te reaguar, nevoja per te mbajtur gjalle kete ideal, nevoja per ta transmetuar ate te brezat e tjere, nevoja per te dhene shembullin e duhur ne nje shoqeri, e cila po humb cdo reference, cdo vlere.
Dua nepermjet ketij shkrimi t’ju tregoj kater histori rreth babait tim, kater mesime nder te shumtat qe me ka dhene dhe, te cilat, kane sot nje vlere thelbesore ne betejen qe ai po ben.

1- Kur isha i vogel, ndoshta 12-13 vjec, luaja basketboll tek ekipi i moshave te Astrit Greves.
Si femije i nje politikani ne nje kohe forte te trazuar isha shume i zellshem dhe i pa arsyeshem ne kuptimin e botes politike. Per mua dhe ne menyre shume te gabuar, tjetri, PS-isti ishte armiku.
Nje dite u zhvillua nje turne i shkurter basketbolli i moshave ne sheshin “Nene Tereza” qe ne e fituam. Kryetari i atehershem i Bashkise se Tiranes, Edi Rama, erdhi te na pershendes por, une u largova duke treguar, aq sa mund te tregoj nje femije brenda nje turme, nje perbuzje per te.
Isha shume krenar per kete gjest, aq sa kur u ktheva ne shtepi nxitova t’i tregoj babit. Ne vend te krenarise qe prisja ai u nxeh forte dhe me bertiti. Une nuk e kuptova, ai me tha, fitove nje kupe dhe Kryetari i Bashkise erdhi t’ju pershendes, duhet t’i tregosh respekt, t’i japesh doren, ta falenderosh per organizimin e aktivitetit.
Ky eshte respekti per institucionet.

2- Vite me vone, kur isha student ne France dhe babai im Minister i Puneve te Jashtme, me merr nje dite dikush ne telefon dhe me thote shihi lajmet e Shqiperise. Paniku i shkurter qe me zuri i la vend cudise se madhe te se zbuluarit se ai kishte dhene doreheqjen nga posti i Ministrit, me keq, e justifikonte kete gje me faktin se ishte “i lodhur” duke mbartur mbi vete te gjithe shakat qe nje shprehje e tille sillte dhe pa shitur arsyen e vertet qe e solli ne ate vendim.
E mora menjehere ne telefon, por nuk me tha me shume se cfare iu kishte thene mediave. Mbasi u sigurova se nuk kishte probleme shendetesore me zuri nje kuriozitet i papare qe shpresoja ta shuaja kur ta takoja persedrejti.
Por, as mbasi e takova dhe deri me sot biles, une nuk jam i sigurte nese e di si qendronte puna e doreheqjes, se cfare mund te kishte ndodhur midis tij dhe Sali Berishes apo edhe ndonje demokrati tjeter.
Per me teper, babai im kurre nuk ka thene nje fjale ofenduese perpara meje per Sali Berishen dhe ka kerkuar te njejten gje nga vellai im dhe une. Shume shpesh kemi diskutuar per qendrimet dhe vendimet e tij politike, shpesh i ka kritikuar keto te fundit edhe publikisht, por kurre nuk ka munguar respekt per njeriun, per shokun, me te cilin perjetuan 1991, kohen mbas vitit 1997, disfatat dhe fitoret politike, idealet dhe zhgenjimet.
Ky eshte respekti per bashkeudhetaret, per njerezit.

3- Disa vite perseri perpara, ne 2009, babai im iku perfundimisht nga politika. Nga ai moment e deri me sot, ne kemi pasur debate te panumerta mbi nje kerkese timen te perseritur, qe ai te kthehet ne politike dhe nje pergjigje te tij po aq te perseritur, jo.
Por, gjate ketyre bisedave te panumerta, nje element filloj te dilte qartesisht ne pah dhe i cili eshte ndoshta sot krimbi me i madh ne mollen e politikes shqiptare. Cili eshte roli i brezit qe solli shembjen e diktatures komuniste ne vendin tone ?
Bisede me bisede fillova te kuptoj me mire arsyet e pathena. Shpresoj te mos i shtremberoj ato duke i paraqitur ne kete shkrim. Brezi i babait tim (kuptuar gjeresisht), e kreu pjesen e pare te detyres historike qe kishte ndaj kombit, rrezoi komunizmit, na hapi neve te tjereve nje dritare me oportunitete te panumerta, te pafundme qe ato as nuk i enderronin ne rinine e tyre.
Por ky brez, deshtoi dhe, deshtoi shume thelle ne krijimin e nje sistemi te forte vlerash mbi te cilin brezat e mepasshem te mbeshteteshin. Ky brez deshtoi ne formimin e brezave te rinj, deshtoi ne krijimin e simboleve dhe heronjve qe do te ndertonin Shqiperine post tranzicioni demokratik.
Edhe pse une vazhdoj te enderroj qe ai te kthehet ne politike, une e kuptoj sot shume mire angazhimin e tij, une e kuptoj shume mire mbeshtetjen qe ai ka, jo ndaj njerezve por, ndaj vlerave dhe parimeve mbi te cilat ne te gjithe sa bashku duhet te mbeshtetemi. Vetem nje shtylle kurrizore e forte te ben te qendrosh drejte perballe sfidave.
Ky eshte respekti per brezat.

4- Perpara disa viteve, gjate nje bisede ne familje, forte i merzitur thashe : « ne Shqiptaret nuk behemi kurre ». Kjo fjali mjaftoj per te nxehur babain tim dhe per te nisur nje debat tjeter ku shembull mbas shembulli ai me tregoi se si popuj ne situata me te veshtira se ne jane « bere », kane ecur perpara, shpesh edhe kur nuk i priste askush.
Ai me qortoi fort dhe nepermjet meje po qortonte gjithe brezin tim i cili ne menyren me spektakolare te mundshme duket sikur eshte dorezuar, sikur nuk mundohet me, sikur ka pranuar si fatalitet te pakthyeshem korrupsionin, dhunen, mungesen e respektit per gati cdo gje qe lidhet me shtetin dhe gjen publike. Me tha se ne e kemi krijuar vet kete ide se jemi krejt ndryshe nga te tjeret, si per te justifikuar pa luftuar humbjet e njepasnjeshme qe kemi pesuar ne rrugen e konsolidimit te shtetit dhe shoqerise shqiptare.
Me kerkoi qe jo vetem mos ta them me kete fjali, por as ta mendoj sepse ne menyre indirekte me pengon te jap me te miren e vetes. Nuk e kam thene me kurre, nuk e kam menduar me kurre.
Ky eshte besimi tek ne.

Une nuk kam kerkuar te jem kandidat per Deputet te Republikes se Shqiperise, babai im nuk ka kerkuar qe une te jem kandidat per Deputet te Republikes se Shqiperise.
Pavaresisht dashurise se pafundme qe kam per atdheun tim, pavaresisht dhimbjes se madhe qe kam se qenurit larg familjes sime, larg miqve te mi, une jam i divorcuar nga nje franceze dhe babai i nje djali te vogel, i cili ka nevoje per mua ketu ne Paris dhe askurrkund tjeter ne bote, pa harruar dhe aktivitetin tim profesional ne nivele te larta ne Saint-Gobain, nje nga 15 kompanit me te medha te Frances me 40 miliard euro xhiro ne vit.
Ketu qendron absurditeti i akuzave qe jane drejtuar per te baltosur sinqeritetin e angazhimit te babait tim dhe ky eshte fakti, mbi te gjithe qe duhet te sherbej si kembane e forte zgjimi per te gjithe demokratet, duhet te sherbej si tabela me e madhe qe tregon rrezikun qe na kanos. Cfare do vij me mbrapa?
Ne perputhje te plote me parimet e treguara me siper, Besnik Mustafaj e ka mbeshtetur Kryetarin e Partise Demokratike duke dalur perseri ne fushata elektorale si ne rastin e Bashkise se Dibres (respekti per institucionet), ai nuk e ka ofenduar apo sulmuar asnjehere personalisht Lulzim Bashen (respekti per bashkeudhetaret, per njerezit) dhe ai kerkon nje gje shume te thjeshte, respektin e parimeve demokratike dhe mbajtjen e zgjedhjeve te ndershme brenda parties (respekti per brezat).
Ketu nuk behet fjale per njerez, behet fjale per te njejten gje si gjithmone, ketu behet fjale per vlera, per beteja politike dhe idealiste, behet fjale per shtyllen kurrizore qe duam t’i japim Partise Demokratike ne rradhe te pare dhe me pas shoqerise shqiptare nepermjet saj.
Pavaresisht kesaj, tentohet perbaltja, tentohet ofendimi, perdoren mjete te turpshme, te rrezikshme, te paverteta.
Cfare do vij me mbrapa?
Keto ngjarje duhet te sherbejne si kembana per te gjithe demokratet, per te gjithe dashamiresit e Partise Demokratike dhe me gjere per te gjithe bashkeqytetaret tane, per te cilet vlerat qe ne mbartim kane rendesi.
Iu them atyre qe tentojne te na perbaltin qe nuk do e fitojne urrejtjen tone. Iu them atyre qe tentojne te na perbaltin se te vetmen gje qe do fitojne eshte forcimi i vendosmerise sone.
Iu them atyre qe e lexuan deri ne fund kete shkrim te shkurter se ka akoma shembuj per te ndjekur ne Shqiperi. I them gjithe te rinjve demokrat se ka akoma njerez qe besojne tek ne, ka akoma njerez per te cilet ne nuk jemi fytyra, nuk jemi karrike, nuk jemi lek, nuk jemi mjete per tu manipuluar.
Ne, jemi fuqia e heshtur e ketij vendi, ne, jemi fuqia e heshtur e Partise Demokratike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY