Vdes një tjetër turist i huaj në plazhet shqiptare

Vdes një tjetër turist i huaj në plazhet shqiptare

66
0
Shares
Foto Ilustruese

Një tjetër turist i huaj, ka gjetur vdekjen në plazhet shqiptare.
Burime zyrtare të Policisë vendore të Tiranës, bëjnë të ditur se, sonte, rreth orës 19:45, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një shtetas pa ndjenja në bregun e plazhit të Golemit.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.
Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se ka ndërruar jetë shtetasi sllovak, Beres S., 66 vjeç.
Sipas deklarimeve të bashkëshortes, shtetasi i mësipërm ka konsumuar një sasi të madhe alkooli dhe është futur në det për të notuar.
Nga verifikimet paraprake nuk rezulton të këtë shenja dhune.
Grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY