Francë, arrestohen 8 shqiptarë, tentuan të vrisnin një ushtar

Francë, arrestohen 8 shqiptarë, tentuan të vrisnin një ushtar

66
0
Shares

Tetë shqiptarë janë arrestuar nga policia franceze në Montpellier në lidhje me tentativën për vrasje ndaj një ushtari francez.
Ngjarja ka ndodhur më 2 korrik, kur një ushtar franceze u plagos me thikë nga një grup shqiptarësh. Mediat franceze shkruajnë se 8 shqiptarët, adoleshentë dhe të rritur, u arrestuan mëngjesin e djeshëm.
Pas marrjes në pyetje, dy prej të dyshuarve më pas u lanë të lirë. Autoritetet dyshojnë se mes 6 shqiptarëve të ndaluar ndodhet edhe personi që qëlloi me thikë ushtarin francez. Policia franceze e ka regjistruar këtë hetim si vrasje të mbetur në tentativë dhe sulm i armatosur në bashkëpunim.
Ushtari francez së bashku me një koleg të tij u sulmuan nga një grup shqiptarësh mesnatën e 2 dhe 3 korrikut. Njëri prej ushtarëve u dhunua dhe më pas u godit me thikë. Kolegu i tij ndërhyri për ta ndihmuar, por u kërcënua me thikë në fyt nga pjesa tjetër e grupit të shqiptarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY