DETAJE/ Ksamil, turistja ruse u vra nga një motor uji

DETAJE/ Ksamil, turistja ruse u vra nga një motor uji

408
0
Shares

Turistja ruse e cila u gjet e pa jetë sot në det, pranë “3 ishujve” në Ksamil, mësohet se është vrarë nga një motor uji.
Kështu bëjnë të ditur burime konfidenciale të Policisë.
Ndërkohë, zyrtarisht edhe vetë Policia e Vlorës, pranoi dhe pohoi se mbi trupin e viktimës, janë gjetur prerje.
Policia e Vlorës ka dhënë disa detaje në lidhje me vdekjen e turistes ruse në Ksamil.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orë 13:00, kur edhe ka marrë njoftimin se në Ksamil është mbytur një shtetase.
Policia është afruar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se te vendi i quajtur  ”3 Ishujt” Ksamil, Sarandë, është gjetur e mbytur një vajzë e cila pas hetimeve paraprake dyshohet të jetë shtetase ruse, rreth moshës 16 – 17-vjeçare.
Trupi i saj është dërguar drejt Spitalit të morgut në Sarandë për veprimet e mëtejshme hetimore.
Nga këqyrja paraprake në trupin e pa jetë janë konstatuar dëmtime dhe prerje në trupin e vajzës (në bërryl dhe në shpatullën e majtë).
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY