VIDEO/ Tërmet në Greqi dhe Turqi, pamjet e tmerrit në ishullin grek

VIDEO/ Tërmet në Greqi dhe Turqi, pamjet e tmerrit në ishullin grek

380
0
Shares

Një tërmet i fuqishëm goditi sot Greqinë dhe Turqinë ndërkohë që në vendin fqinj pati të paktën 2 të vdekur.

Tërmeti me 6.7 goditi 12 km (shtatë milje) në veri-lindje të Kos, pranë bregut turk, me një thellësi prej 10 km. Tërmeti u regjistrua në oren 01:31 të nates.

Të paktën 120 persona u plagosën në Kos, një destinacion i njohur turistik. Disa ndërtesa u dëmtuan.

Në qytetin turk të Bodrumit, disa njerëz u plagosën ndërsa u përpoqën të iknin nga tërmeti.

Dëme të shumta materiale janë evidentuar sidomos në qendër të ishullit, ku janë shkatërruar kryesisht objekte fetare.

Dëmtime të mëdha ka pësuar gjithashtu edhe porti i ishullit, ku trageti i linjës nga Pireu nuk mundi të ankorohej.

Banorët dhe turistët që gjenden në ishull e kaluan natën jashtë, nga frika e lëkundjeve qe pasuan termetin e forte.

Sizmologët kanë paralajmëruar se këto lëkundje do të vazhdojnë me javë, prandaj këshillojnë që njerëzit të bëjnë shumë kujdes e të mos qëndrojnë në banesa të vjetra.

Ndërkohë në videon e mëposhtme janë pamje të nga momentet e tërmetit ishullin Kos te Greqise.

Studentja britanike Naomi Ruddock ndjeu tërmetin në Kos, ku ajo është në pushime me nënën e saj.

“Ne ishim në gjumë dhe ne ndjenim vetëm që dhoma të lëkundej, dhoma lëvizte, gjithçka lëvizte, dhe ndihej sikur ishim në një varkë dhe ajo lëkundej shumë shpejt nga njëra anë në tjetrën”- thote ajo.

Çatia e një bari në ishull u rrëzua, dhe një traget nuk ishte në gjendje të dilte për shkak të dëmtimit në port, tha policia greke.

 

A damaged building is seen after an earthquake on the Greek island of Kos early Friday, July 21, 2017. A powerful earthquake struck Greek islands and Turkey's Aegean coast early Friday morning, damaging buildings and a port and killing people, authorities said. (Kalymnos-news.gr via AP)

1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY