Bamir Topi akuza grupit anti-Basha: Hipokritë të gjithë, përvec Mustafajt

Bamir Topi akuza grupit anti-Basha: Hipokritë të gjithë, përvec Mustafajt

123
0
Shares

Kreu i FRD dhe ndërkohë edhe ish-presidenti i Republikës dhe ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Bamir Topi ka komentuar zhvillimet në PD duke dhënë edhe përcaktimin e tij për këtë situatë.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, kryetari i FRD tha ashtu sic shpjegon edhe Frederik Engels ndryshimet sasiore në PD kanë sjellë ndryshime cilësore dhe se sipas tij aktualisht në PD mbaruan figurat cilësore që kanë dhënë kontirbute, rrjedhimisht kjo parti është në një situatë mjerane.

Lidhur me grupin që ka inicuar lëvizjen për ringritjen e Partisë Demokratike, Topi tha se me përjashtim të Besnik Mustafajt që mendimet e tij i ka bërë publike që herët, të tjerët kanë doza hipokrizie sepse nga njëra anë janë kundër kryetarit Basha dhe nga ana tjetër nuk duan ta prishin me Berishën.

“Kryetari de facto i Partisë Demokratike është ai që ka pushtetin e plotë dhe ky është Sali Berisha. Ka nga ata që besojnë në një rikthim të Berishës në krye të PD. Jam i bindur që verdiktin e listës e ka dhënë Berisha”.

Topi risolli në kujtesë një nga akuzat më të rënda që i janë bërë gjatë kohës që ishte president kur një një debat të ashpër me Berishën tha se presidenti fliste me heshtje. “Kur unë vetëm një herë fola me heshtje në PD më kritikuan. Ja pra që u folka edhe me heshtje siç po hesht tani zoti Berisha për atë që ndodh në PD”- tha ai.

Gjatë emisionit “Debati në “Channel One”, presidenti i 8-të i shtetit shqiptar Bamir Topi ka dhënë një opinion edhe për presidentin e 10-të Ilir Meta i cili do marrë detyrën ditën e hënë.

“Unë e vlerësoj shumë zotin Meta i cili edhe pse shumë i ri ka një përvojë të veçantë në politikë. Unë kam konsiderata të mira për të dhekam parë një ekuilibër të brendshëm te zoti Meta Presidenca e tij ka që për të treguar pikërisht këtë përvojë por nga ana tjetër Topi bëri një parashikim për marrëdhëniet e Metë she Ramës në vitet e ardhshme.

“Unë parashikoj që këto marrëdhëniet nuk kanë për të qenë të qeta. Meta president me Ramën kryeministër do ti ngjajë historisë sime me kryeministrin Berisha.”

Bamir Topi deklaron se fakti që populli e votoi më shumë Edi Ramën do të thotë se në mandatin e parë ka qeverisur shumë mirë” tha Bamir Topi për zgjedhjet e 25 qershorit. Por ai shkoi edhe më tej kur argumentin e tij e lidhi edhe me opozitën.

“Por kur ke edhe një kundërshtar të dobët si PD fitoja të bëhet dhe më e lehtë”.Sipas Topit një nga arsyet e fitores ishte edhe situate në PD.

“Unë nuk shikoj te PD peshën e duhur të një partie të opozitës”, tha Topi duke nënkuptuar që kryeministri Rama do ta ketë të lehtë qeverisjen në mandatin e dytë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY