Tiranë, plagoset një person, Policia e gjen të gjakosur në rrugë

Tiranë, plagoset një person, Policia e gjen të gjakosur në rrugë

83
0
Shares

Një person është plagosur në mënyrë enigmatike në Tiranë, në rrethana të paqarta dhe për motive të pazbardhura.
Burime të Policisë së Tiranës bëjnë të ditur se sonte, rreth orës 21:11, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur telefonatë për të shtëna me armë në afërsi të gjimnazit “Partizani”.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.
Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se në rrugën “4 Dëshmorët”, është gjendur një shtetas i shtrirë dhe i gjakosur i cili është transportuar në spitalin “Ushtarak”, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gëzhoja të qitura nga armë e llojit pistoletë.
Janë ngrit pika kontrolli në hyrje dalje të zonës dhe vazhdon krehja e territorit.
Grupi hetimor po vazhdon punën për saktësimin e gjeneraliteteve të të plagosurit dhe zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY