Gjirokastër, mbërrin furtuna e spastrimeve ndaj LSI-së, ja kush do t’i thotë...

Gjirokastër, mbërrin furtuna e spastrimeve ndaj LSI-së, ja kush do t’i thotë lamtumirë punës në spital

76
0
Shares

Reforma në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, do të startojë në shtator, ndërkohë që tani po përpilohen listat e shkarkimeve në sektorin e administratës, prapavijës dhe atë infermieror.
Burime nga Grupi i Punës që është ngritur me këtë rast për Jugunews.net japin të dhëna se në këtë institucion, reforma do të jetë e thellë dhe e plotë dhe do të prekë të gjithë sektorët.
Sipas burimeve të cilat konfirmon Jugunews.net në shtator pritet të dëbohen nga administrata e spitalit, 30 nëpunës nga 38 që janë në tërësi. Të 30 nëpunësit, rezultojnë të kenë qenë aktiv në fushatën elektorale në favor të LSI duke shkelur urdhëresat e kryeministrit Edi Rama, madje shumica e tyre, janë pranuar në tetë vitet e fundit duke mos plotësuar kriteret.
Pas administratës, radha i vjen prapavijës ku shoferët me shumicë që janë punësuar nga LSI, do t’u ndërpritet kontrata e punës. Këtë fat do ta kenë 10 shoferë të spitalit kryesisht të autoambulancave, ndërkohë që ngelen të paprekur tre prej tyre të cilët kanë një stazh pune mbi 25-vjeçar.
Shoferët e punësuar nga LSI, kanë qenë aktivë në fushata elektorale, madje janë gjetur edhe me abuzime në shpërdorimin e karburantit.
Dosja ndaj tyre është plotësuar dhe priten vetëm emrat. Jugunews.net disponon emrat e shoferëve të autoambulancave që do të dëbohen, por nuk i bën të ditur për të ruajtur privacinë.
Në listën e “zezë” hyjnë edhe 5 sanitare aktive në fushatën e LSI.
Ndërsa reformë e thellë do të ndërmerret në stafin infermieror sidomos në maternitet dhe në pavijonet e urgjencës, patologjikut, infektivit, pediatrisë dhe kirurgjisë.
Nga 56 infermiere që i përkasin këtyre sektorëve, 27 prej tyre, do ta shikojnë veten në rrugë duke filluar nga muaji shtator kohë kur pritet të emërohet edhe drejtori i ri i këtij institucioni.
Ndërsa pjesa tjetër e infermierëve, priten të kalojnë në sitë për të vënë në provë aftësitë e tyre.
Mjaft prej infermierëve, tashmë janë identifikuar me prova filmike dhe fotografike si pjesëmarrëse në fushatën e LSI çka ka qenë e ndaluar me ligj.
Shumë prej tyre, kanë abuzuar edhe me detyrën por LSI si parti ku “shkëlqen morali” i ka mbrojtur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY