FOTO/ Kurbin, Presidenti Bujar Nishani dekoron 11 heronj antikomunistë

FOTO/ Kurbin, Presidenti Bujar Nishani dekoron 11 heronj antikomunistë

178
0
Shares

Presidenti  Bujar Nishani  dekoron “Martirë të Demokracisë” 11 heronj antikomunistë  (pas vdekjes) nga familja Lala (Qypi) dhe “Pishtari i Demokracisë”,  ish-të burgosurin  politik të komunizmit  Mark Alija, në Kurbin.
Ky dekorim përben një akt të reflektimit të shtetit shqiptar mbi të vërtetën historike. Për familjet dhe banorët  e Kurbinit ky është një moment krenarie legjitime. Këto dekorata janë edhe piketa për  historiografinë  zyrtare.
Vrasja në luftë me armë në dorë kundër shtetit komunist  të 11 pjesëtarëve të një familje në vitin 1952, është  një sakrificë mbinjerëzore por edhe prova që në Shqipëri  ka pasur një rezistencë të fortë antikomuniste  e cila deri tani nuk  është  vlerësuar drejtë dhe në përmasat reale të sajë.
Në ceremoninë e zhvilluar morën pjesë deputetë nga Qarku Lezhë, drejtues nga Partia Demokratike, si dhe të afërm nga familja Lala, të cilët në emër të atyre që u flijuan, morën dekoratat e akorduar nga Presidenti Nishani.
Ndue Lala ka përshëndetur në emër te familjarëve të martirëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY