Gjykata vendos: Ish-administratori i DIA Kastriot Ismailaj ti kthejë 9.5 milionë euro...

Gjykata vendos: Ish-administratori i DIA Kastriot Ismailaj ti kthejë 9.5 milionë euro OSHEE

97
0
Shares

Gjykata e Tiranës dha vendimin e parë ndaj ish-administratorit të DIA, Kastriot Ismailaj sa i takon aferës për mbledhjen e borxheve që konsumatorët e energjisë elektrike kishin ndaj ish-kompanisë çeke CEZ.
Mesditën e së enjtes, Gjykata e Tiranës e përbërë nga një trupë prej tre gjyqtarësh ka vendosur të pranojë padinë e OSHEE ndaj Kastriot Ismailaj, duke e detyruar atë të paguajë në total 9,5 milionë euro si dëm të shkaktuar Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë.
Në këtë padi, OSHEE që përfaqësohej nga juristi, Romeo Karaj ka përllogaritur deri në qindarkën e fundit çdo dëm, që sipas saj i kanë shkaktuar veprimet dhe mashtrimet e Kastriot Ismailajt me kompaninë DIA.
Në përllogaritjen e vlerës përfundimtare të dëmit, gjykata ka vlerësuar se vetëm shuma si pasojë e mashtrimit me mbledhjen e faturave të energjisë elektrike, shkon në 649 milionë lekë të reja.
Gjithashtu, gjykata ka përllogaritur edhe dëmin e shkaktuar nga  kamat vonesat, si dhe  shpenzimet që  OSHEE ka pasur në arbitrazh plus interesat për gjithë periudhën deri në dhënien e vendimit.
Pas këtij vendimi pritet apelimi nga Katsriot Ismailaj dhe nëse edhe apeli lë në fuqi këtë vendim, OSHEE ka një tjetër sfidë së bashku me institucionet e tjera ligj-zbatuese, ekzekutimin e këtij vendimi për mbledhjen e 9,5 milionë eurove ndaj Kastriot Ismailajt.
Ndërkohë, për të njëjtën ngjarje Ismailaj po gjykohet në dhomën penale të gjykatës për akuzën e  mashtrimit me pasoja të rënda në vlerën e mbi 5 milionë eurove. Ndërsa në një tjetër proces, janë ish-drejtuesit e CEZ në Shqipëri, Jan Ivan dhe Josef Hejsek edhe ata të akuzuar për mashtrim me pasoja të rënda.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY