Ksamil, i prishet motorri skafit anglez, rrezikohen 6 persona

Ksamil, i prishet motorri skafit anglez, rrezikohen 6 persona

214
0
Shares

Një motoskaf me flamur anglez me 6 persona brenda ka rrezikuar të mbytet.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në plazhin e Ksamilit, tek Kepi i Mërtesës
Personat që ishin brenda në skaf të trembur kanë kërkuar ndihmë nga Policia Kufitare që ju është gjendur menjëherë. Dy patrulla kanë arritur t’i nxjerrë shëndoshë e mirë në bregdet pushuesit. Ngjarja ndodhi pasdite.
Policia tha se motoskafi me emrin “Bayener Boa” me flamur anglez në pronësi të shtetasit B.S kishte pësuar defekt në motorra.
Në bordin e motoskafit ndodheshin 6 shtetas, pushues nga mosha 26 deri në 32 vjeç, të cilët u shpëtuan.
Të gjithë personat ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, pa probleme për shëndetin e tyre. Nga hetimet proceduriale të policisë, ka rezultuar se mjeti lundrues kishte dalë në det konform rregullave ligjore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY