EMRI/ Lezhë, arrestohet i shumëkërkuari për prostitucion, do të ekstradohet drejt...

EMRI/ Lezhë, arrestohet i shumëkërkuari për prostitucion, do të ekstradohet drejt Italisë

164
0
Shares

Arben Gjikolaj, 36 vjeç është arrestuar sot në Lezhë.
Gjikolaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma dhe arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Ditën e sotme, nga Sektori për hetimin e krimit të organizuar ne Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, është bërë e mundur lokalizimi dhe kapja në fshatin Manati në Lezhë, të Gjikolajt.
Ai, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar me datë 16 qershor të këtij viti nga Interpol Roma.

Pasi të, Gjykata e Torinos, me datë 22.06.2016, ka lëshuar Urdhër Arresti për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzimit të prostitucionit” parashikuar nga legjislacioni italian.
Gjikolaj rrezikon të dënohet me 6 vjet burg.
Ndaj tij u bë arrestimi provizor me qëllim ekstradimi drejt shtetit Italian.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY