Vlorë, goditen dy raste të kultivimit të kanabisit, ja sasitë përkatëse

Vlorë, goditen dy raste të kultivimit të kanabisit, ja sasitë përkatëse

128
0
Shares

Vijon kontrolli i territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit dhe prodhim, e shitjes së lëndëve narkotike.
Në kuadër të masava të marra kundër prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike policia ka konstatuar raste të tjera gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Drithas, kryesisht në lagjen “Mëhallë”.
Shërbimet e Seksionit të Policisë për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë konstatuar në oborrin e shtëpisë së shtetases P.M., 52 vjeçe, banuese në Drithas, një sasi lënde narkotike Cannabis Sattiva duke u djegur.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj i janë gjendur edhe dy thasë plastik të mbushur me lëndë narkotike Cannabis Sattiva në gjendje të tharë, me peshë totale 4 kg e 720 gram.
Ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj saj për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” , parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
U mor kjo masë ndaj shtetases P.M., pasi me gjendje shëndetësore rezulton e sëmurë me probleme mendore.
Gjithashtu nga kontrollet e ushtruara edhe në fshatin Velçë,Vlorë, në vendin e quajtur “Presaran”, në një distancë 70 m nga banesa e një të moshuari është gjendur dhe sekuestruar një thes i mbushuar me lëndë narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale 4 kg e 400 gram. Polica po vazhdon hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorit, posedues të lëndës narkotike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY