Liroi ‘Zotin e drogës’, hetim për gjyqtarin Petraq Curri

Liroi ‘Zotin e drogës’, hetim për gjyqtarin Petraq Curri

171
0
Shares

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka urdhëruar hetim disiplinor për gjykatësin Petraq Curri, që liroi të ashtuquajturin nga mediat italiane si ‘Zoti i drogës’, Alket Hatiajn, duke rrëzuar prokurorinë e Durrësit.
Alket Hatiaj është dënuar 20 vjet për trafik droge në Itali dhe u arrestuar pak ditë më parë për arsye ekstradimi drejt Italisë por u lirua nga Gjykata.
KLD caktoi 2 inspektorë të kontrollojnë dosjen e Hatiajt, të cilët do të shkojnë në Gjykatën e Durrësit për të kryer hetime. Në përfundim të këtyre hetimeve do ketë raport final nga inspektorët.
Nisja e hetimit u kërkua nga ministri teknik i Drejtësisë Gazmend Bardhi. Në vendimin për lirimin e Hatiajt, gjykatësi Petraq Curri arsyetoi se ai e kishte kryer dënimin në Shqipëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY