Më 16 dhjetor të vitit të kaluar, një lajm i orëve të vona bëri jo pak bujë. Në garazhin e një ndërtese disa katëshe te Tirana e Re, kishin djegur makinën e kantautorit të famshëm Flori Mumajesi. Bëhej fjalë për një makinë luksoze, të cilën Flori e kishte përdorur edhe për klipet e tij. Asokohe hipotezat dhe hamendësimet ishin nga më të ndryshmet. Vetë Flori nuk akuzoi dhe nuk hodhi dyshime mbi askënd publikisht.
Madje, fakti që nuk u gjet pas 7 muajsh se kush ia dogji makinën edhe pse kamerat e sigurisë e fiksuan fajtorin, tregon se Florit as nuk i intereson t’i shkojë deri në fund kësaj historie. Mbase ai vetë e ka të qartë se kush ia dogji makinën dhe për çfarë arsyeje. Gjithsesi, tashmë kjo është një histori e kaluar. Siç kemi shkruar edhe më herët, Flori ka bërë mjaft investime në bizneset e tij, duke zgjeruar aktivitetet, por nuk lë pas dore këngët, njëra nga të cilat, “Nallane 3”, doli pak ditë më parë.
Por edhe një gjë nuk lë më pas dore Flori, pas asaj që i ndodhi, ai nuk parkon më në garazhe, por e lë makinë në trotuar, si te fotoja që po publikojmë. Është e njëjta makinë me të cilën Flori u shfaq te programi “E diela shqiptare”, në rubrikën “Për drekë me mua”./Panorama/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/