24ORË/ Policia e Shtetit në aksion, proçedon 44 shtetas, ja për çfarë...

24ORË/ Policia e Shtetit në aksion, proçedon 44 shtetas, ja për çfarë akuzohen

143
0
Shares

Strukturat e drejtorisë Vendore të Policise Tiranë kanë vijuar punën për parandalimin, eivdentimin dhe goditjen e veprimtarisë Kriminale.
Gjatë 24 orëve janë proceduar penalisht 44 shtetas nga të cilët, 1 shtetas i shpallur në kërkim, 9 shtetas të arrestuar, 1 shtetas i ndaluar , 30 shtetas të proceduar në gjëndje të lirë dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas.
Më konkretisht :
Është ndaluar shtetasi në kërkim :
– Besnik I., vjeç 50, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendim penal të datës 30.06.2016, ka lënë në fuqi vendim penal të datës 11.07.2017 të Gjykatës të Apelit Tiranë, e cila e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impluseve telefonike”, ku i mbeten për të vuajtur dhe 3 muaj e 25 ditë burg. Neni 137/1 i Kodit Penal.
Janë arrestuar për vepra të ndryshme penale, shtetasit :
– E. Sh., E.Sh., A. O., dhe E. Sh., vjeç 18, 21, 22 e 22, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Zhan D’ Ark”, gjatë kontrollit në mjetin tip “BMV”, (pronë e shtetasit E. Sh.), i’u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 4.6 gr. me gjithë ambalazh, lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, 5 telefona celularë të markave të ndryshme si dhe mjeti. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 283/2 i Kodit Penal.
– E. L., vjeç 21, pasi në rrugën “Bardhyl”, për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta në kokë dhe grusht në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime, shtetasin A.M., vjeç 27, si dhe ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë gjatë shoqërimit. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nenet 89 & 236 të Kodit Penal.
– I. C., vjeç 58, banues në Tiranë, pasi në fshatin Farkë e Madhe, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tezes, shtetasit A. H., vjeç 39, Neni 130/a i Kodit Penal.
– F. E., vjeç 51, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Xhenfize Keko”, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen” është përplasur me ciklomotorrin tip “Pegasus”, me drejtues K.A., i cili po parakalonte dhe për shkak të mungesës së skafandrës, ka pësuar dëmtime faciale, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
– A. G., vjeç 18, banues në Paskuqan, pasi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.
Është ndaluar shtetasi :
– M. D.,vjeç 26, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Myslym Keta”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes M. D., i vjeç 22, të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në mardhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY