EMRI/ Shijak, e rreh brutalisht nusen, por ja çfarë i gjen policia...

EMRI/ Shijak, e rreh brutalisht nusen, por ja çfarë i gjen policia në shtëpi 27 vjeçarit

167
0
Shares

Një nuse e re 18 vjeçare është rrahur brutalisht nga I shoqi.
Njerëzit që kanë dëgjuar të bërtiturat e të resë kanë lajmëruar menjëherë forcat blu.
Policia njoftoi sot se falë ndërhyrjes së shpejtë ka bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të një konflikti familjar dhe ka arrestuar Zeqir Nurkën, 27 vjeç, banues në Shijak, i cili kishte ushtruar dhunë mbi bashkëshorten e tij në shtëpi ndërkohë që dispononte armë.
Me të marrë njoftimin, menjëherë në ndihmë të gruas kanë shkuar efektivet dhe gjatë kontrolli në banesë kanë gjetur një automatik Kallashnikov model 56, kalibër 7.62 mm si dhe një kreher me 30 fishekë.
Nurka rezultoi i dënuar më parë për kundërshtim të forcave të Policisë.
Dosja e tij i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale” Dhunë në familje” dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY