Deputetit i PS-së e pranon: Po e kam takuar Shullazin

Deputetit i PS-së e pranon: Po e kam takuar Shullazin

262
0
Shares

Jurgis Çyrbja, deputeti i Partisë Socialiste pranoi takimin me Emiljano Shullazin, gjatë kohës kur ka qenë drejtor i Hipotekës së Durrësit. Pikërisht në këtë kohë, Shullazi ka marrë në pronësi hotel Vollgën.
Gjatë dëshmisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda ai ka folur për herë të parë lidhur me një bisedë me Emiljano Shullazin për këtë çështje. Çyrbja është shprehur se fillimisht biznesmeni Ylvi Beqja i ka kërkuar regjistrimin e Hotel Vollgës, ndërkohë që më pas ai eshte takuar me Emiljano Shullazin. Çyrbja ka deklaruar se Beqja i ka kërkuar që së bashku të takohen me Shullazin dhe takimi është bërë në Shijak, afër shtëpisë së Drejtorit të Hipotekës së Durrësit.
“Shullazi më ka takuar pranë shtëpisë sime dhe ishte bashkë me Gilmando Danin. Më kanë ardhur dhe me kanë thënë e do me shkresë nga lart apo jo? Shullazi me ka thënë po të vij me shkresë nga zyra qendrore a ma regjistron pronën?”
“Shullazi më pyeti nëse do ta regjistroja pronën dhe i kam thënë se do të zbatoj vetëm ligjin. Më pas bëra regjistrimin dhe kufizimin e pronës”, është shprehur Çyrbja në seancën e sotme në Gjykatë.
Më tej Çyrbja theksoi se është takuar disa herë me Ilirjan Muhon për ish-hotel Vollgën. “Kam diskutuar disa herë me Ilirjan Muhon për këtë çështje”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY