Seksioni për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë ka arrestuar 3 shtetas pasi kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë.
Përkatësisht janë arrestuar shtetasit
– Gjenar Bibaj, 36 vjeç, banues në Lezhë
– Kristjan Ejlli, 20 vjeç, banues në Kurbin
– Eduart Tema, 25 vjeç, banues në Mamurras
Rreth orës 00:05, shtetasi Gjenar Bibaj, në Shëngjin – Lezhë, kur po drejtonte një mjet Reno Megan, është konfliktuar me një drejtues tjetër mjeti dhe në këtë kohë ka ndërhyrë patrulla e përgjithshme
për të sqaruar konfliktin.
Në momentin e ndërhyrjes , drejtuesi i mjetit shtetasi Gjenar Bibaj , në bashkëpunim edhe nga 2 pasagjerët në mjet , shtetasit Kristjan Ejlli dhe Eduart Tema, kanë kundërshtuar me forcë fizikisht
punonjësit e policisë.
Pas testit të alkoolit, shtetasi Gjenar Bibaj rezultonte se drejtonte mjetin në gjëndje të dehur. Veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”“Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”parashikuar nga nenet 236/2 dhe 291 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Gjenar Bibaj.
Vepra penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë të rendit publik”parashikuar nga neni 236/2 I Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Kristjan Ejlli dhe Eduart Tema.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/