24 ORË/ Temperaturat e larta, 10 vatra zjarri në të gjithë vendin

24 ORË/ Temperaturat e larta, 10 vatra zjarri në të gjithë vendin

128
0
Shares

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile vijon të mbajë nën monitorim të gjithë situatën e vatrave të zjarreve në vend.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë evidentuar 10 vatra zjarri në Shkodër, Lezhë, Tiranë. Durrës, Elbasan, Fier dhe Vlorë.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë dhe kanë situatën nën kontroll edhe pse era e fortë dhe terreni i malor ka vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve.
Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar rreth 60 zjarrfikës me 15 automjete, 40 forca të ushtrisë si dhe helikopterë.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129.

QARKU SHKODËR
• Zjarri në fshatin Bleran, Shkodër vijon edhe ditën e sotme. Zjarrfikëset dhe forcat e ushtrisë janë duke punuar për të shuar plotësisht zjarrin. Për shkak të kushteve atmosferike ndërhyrja me anë të helikopterit dje ishte e pamundur. Sipas raportimeve të zjarrfikësve zjarri ka djegur rreth 15 ha me shkurre, ferra dhe pisha.

• Në fshatin Vilëz, Shkodër, forcat zjarrfikëse dhe ato të ushtrisë po punojnë ende për të shuar zjarrin. Flakët kanë rrezikuar disa banesa të fshatit. Terreni dhe era e fortë e kanë vështirësuar së tepërmi punën e zjarrfikësve. Sipas raportimeve të forcave zjarrfikëse zjarri dogji rreth 8 ha me shkurre dhe ferra. Në ndihmë të zjarrfikësve është nisur edhe një helikopter për të ndërhyrë nga ajri.

• Në fshatin Gruemirë, Malësi e Madhe, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, hamullore dhe bimë medicinale. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre, hamullore dhe Sherebel.

QARKU LEZHË
• Vatra e zjarrit e cila u riaktivizua ditën e djeshme në Malin e Manatis në Lezhë është shuar plotësisht mbrëmjen e djeshme. 4 automjete të zjarrfikësve si dhe forca të ushtrisë kanë punuar për shumë orë deri sa kanë arritur të izolojnë dhe të shuajnë flakët të cilat rrezikonin disa banesa. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 10 ha me shkurre e ferra dhe pyll pishe.
• Vatra e zjarrit në fshatin Torovicë, Lezhë u riaktivizua ditën e djeshme. Për shkak të terrenit të thyer malor zjarrfikëset kanë punuar me mjete rrethanore, për shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe rreth 2 dynym me shkurre dhe ferra si dhe një banesë.

QARKU FIER
Në fshatin Çorrush, Mallakastër ka rënë zjarr në një zonë me shkurre dhe ferra. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 2 ha.
QARKU VLORË
Në Bashkinë Finiq, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me ullinj. Forcat zjarrfikëse të mbështetura edhe forca vullnetare kanë ndërhyrë me mjete rrethanore për të shuar zjarrin për shkak të terrenit malor. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 130 ullinj dhe një sipërfaqe e vogël me shkurre dhe ferra.

QARKU ELBASAN
Në fshatin Hasqok, Peqin ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve zjarri është shuar. Si pasojë u dogjën rreth 1 ha me shkurre dhe ferra.

QARKU TIRANË
Në fshatin Kryezi, Tiranë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Për shkak të terrenit të thyer malor zjarrfikëset kanë punuar me mjete rrethanore. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre dhe shkozë.

QARKU DURRËS
Në Lagjen 13, Durrës ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 5 dynymë me shkurre e ferra.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY