FOTO/ Vdekja e biznesmenit vlonjat, ja çfarë rrëfen i vëllai, dyshimet mbi...

FOTO/ Vdekja e biznesmenit vlonjat, ja çfarë rrëfen i vëllai, dyshimet mbi policinë

145
0
Shares

Pas vdekjes së biznesmenit nga Vlora, Bukurosh Malaj, vëllai i tij, Milto Malaj mohon faktin që I vëllai ka vdekur si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Sipas tij 46-vjeçari është vrarë.
Mjeti që ishte në pronësi të viktimës, nuk është aksidentuar, sepse makina nuk ka pasur asnjë lloj shenje.
Ndërkohë që mes të tjerash, vëllai ngre edhe një pyetje që përforcon edhe më shumë dyshimet e tij se vëllain ia kanë vrarë, duke shtuar se Bukuroshi ishte shofer, kështu që pse duhej të gjendej në vendin e pasagjerit.
“Nuk është aksident, vëllanë tim e kanë vrarë. Mjeti është aksidentuar, s’ka asnjë lloj shenje. Bukuroshi ishte shofer, pse gjendej në vendin e pasagjerit?”, ka thënë vëllai i viktimës.
Milto Malaj hedh dyshime dhe akuza edhe ndaj Policisë së Vlorës. Sipas tij, këta nuk po tregojnë të vërtetën edhe pse kanë arrestuar 21-vjeçaren me inicalet A. S., që ishte bashkë me biznesmenin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY