Zëvendëskryeministrja Mandija: Ja sa policë u përfshinë në fushatën elektorale

Zëvendëskryeministrja Mandija: Ja sa policë u përfshinë në fushatën elektorale

89
0
Shares

Zëvendëskryeministrja deklaroi sonte, se në raportin e Ministrisë së Brendshme flitet për 30 punonjës të Policisë së Shtetit të përfshirë në fushatë në mbështetje të një subjekti elektoral dhe për shtatë të tjerë të lidhur me elementë kriminalë.
Këtë deklaratë ajo e bëri në emisionin “top Story” të Sokol Ballës në TV “Top Channel”.
Duke folur me Sokol Ballën, zonja Mandija tha se ministrat teknikë dhe vetë ajo në pozicionin e zëvendëskryeministres kanë ushtruar dhe ushtrojnë funksione të plotë kushtetuese.
Ajo e quajti “bashkëqeverisje të plotë me ministrat politikë të kabinetit ‘Rama’”,  megjithëse shtoi se fokusi i ministrave teknikë dhe i vetë asaj në krye të Task Forcës ishin zgjedhjet.
Mandija foli për mungesë transparence, që ka sjellë, sipas saj, debate të panevojshme në nivel politike dhe administrativ.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY