Tre muaj pas vrasjes së Agim Arapit, prokuroria e Durrësit ka pushuar çështjen ndaj Kostandin Ekonomit, një prej dy vëllezërve të akuzuar për vrasjen e 60-vjeçarit brenda dyqanit të tij.
Kostandin Ekonomi ka fituar lirinë, ndërkohë që po hetohet, ndërsa ndodhet në burg vëllai i tij Kujtim Ekonomi.
Lirimi i një prej dy vëllezërve ka sjellë reagimin e bashkëshortes së viktimës, Vjolla Arapit, e cila deklaron se në pamjet filmike duken qartë dy vëllezërit dhe dhëndri i njërit prej tyre tek masakrojnë Agim Arapin.
Vjollca Arapi shkon më tej duke denoncuar se persona të ndryshëm iu kanë ofruar para që të tërhiqen nga çështja.
“Njerëz të ndryshëm na kanë ardhur dhe na ofruar para, madje kanë kontaktuar edhe me avokatët e familjes sonë, për t’u tërhequr nga çështja”, thotë Vjollca Arapi.
Bashkëshortja e Agim Arapit akuzon mjekun ligjor të Durrësit se ka nxjerrë tre raporte mjekësore të ndryshme për shkakun e vdekjes, me qëllim lehtësimin e autorëve të ngjarjes në gjykatë.
Duke kujtuar natën kur i vranë të shoqin Vjollca Arapi i rikthehet akuzave për Jurgen Kurtin ish-menaxherin e VIP-ave, duke thënë se ai u bë shkak për çfarë ndodhi më pas.
Ajo thotë se Jurgenit i kishte kërkuar qiranë mujore prej 130 mijë lekësh të vjetra të tubit të aspirimit. Pas kësaj, ajo shton se filloi dhe konflikti, ku dy vëllezërit Konomi, ulën qepenin dhe dhunuan burrin e saj brenda në dyqan.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/