Konsolidimi i “sistemit të drejtësisë njëherë e përgjithmonë”, një iluzion i rrezikshëm

Konsolidimi i “sistemit të drejtësisë njëherë e përgjithmonë”, një iluzion i rrezikshëm

91
0
Shares

Gjatë një interviste me Deutsche Wellen, kryetarja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Genoveva Ruiz Calavera bëri atë që mund të konsiderohet një deklaratë që mund të çojë në keqkuptime,  të rrezikshme madje, se procesi i vetingut, i cili do të rivlerësojë të gjithë prokurorët dhe gjykatësit shqiptarë, synon “të konsolidojë në një mënyrë të padiskutueshme njëherë e përgjithmonë sundimin e ligjit në Shqipëri”.

Më duket e vështirë të kuptoj se si një person i arsimuar dhe me eksperiencë mund të bëjë të tilla deklarata. Zonja Ruiz Calavera duhet të jetë plotësisht e vetëdijshme për faktin se si brenda, ashtu dhe jashtë Bashkimit Evropian, “sundimi i ligjit” po sulmohet dhe  se si në përgjithësi sistemet gjyqësore në BE po bëhen gjithnjë e më pak të pavarura.

Duhet vetëm t’i hedhim një sy situatës në Poloni për të kuptuar se deri në çfarë mase pavarësia e gjyqësorit është gjithmonë e më shumë në rrezik, madje edhe brenda shteteve “të konsoliduara” dhe “demokratike”.

Në Poloni, një nga shtetet më të mëdha të BE-së, Partia Ligj dhe Drejtësi (PiS) zotëron një shumicë absolute në parlament edhe pse fitoi vetëm 37.6 për qind të votës popullore.

Me këtë shumicë parlamentare, PiS propozoi një ligj që “detyron gjithë Gjykatën Supreme të dalë në pension dhe t’i japë ministrisë së Drejtësisë mundësinë për të vendosur se cilat gjyqtarë mund të qëndrojnë në rolet e tyre të tanishme”. Sipas kryetarit PiS Jarosław Kaczynski, “gjykatat, në opinionin tonë, janë bastion i postkomunistëve në Poloni “.

Nëse pranohet ky ligj, i gjithë sistemi gjyqësor në Poloni do të jetë nën varësinë direkte të qeverisë, të sunduar akutalisht nga PiS.

Gjuha e përdorur nga PiS ngjan me gjuhën e përdorur nga Kryeministri Rama kur flet për sistemin gjyqësor shqiptar si “bastion të korrupsionit”; “postkomunistët në Poloni”, “gjyqtarët e korruptuar” në Shqipëri.exit.al

Të mos harrojmë se institucionet aktuale të vetingut u zgjodhën plotësisht nga deputetët, klasë kjo e konsideruar nga shoqëria shqiptare po aq të korruptuar sa vetë prokurorët e gjyqtarët që lirojnë narkotrafikantë pothuaj çdo ditë.

Kjo nuk është e gjitha. Pavarësia e gjyqësorit dhe “sundimi i ligjit” është i padobishëm kur vetë drejtuesit e Shqipërisë janë tërësisht të mbrojtur ndaj kësaj pavarësie. Vetëm pak ditë më parë, vetë Kryeministri, me një veprim që i ngjan shumë atyre të presidentit turk Erdogan, publikoi një listë me emrat e nëpunësve “të këqij” publikë. Zoti Rama, në thelb, anashkaloi çdo formë të procedurës ligjore të duhur: njëqind vetë në listën e tij u akuzuan publikisht pa asnjë lloj hetimi apo procesi të rregullt.

A është Zonja Ruiz Calavera me të vërtetë e bindur se një gjyqësor “i verifikuar” do të kishte ndërhyrë në një situatë të tillë dhe se një prokuror do të ngrinte një padi kundër Edi Rama për shkelje të privatësisë së personave në listë, që u denigruan dhe akuzuan publikisht, pa asnjë provë përveç “zemërimit” të ndjekësve të Edi Ramës në Facebook? A e lexoi dikush atë që tha Kryeministri Rama se “qeverisja do të jetë ferr […], ju nuk keni parë asgjë akoma! “

Në vend të kësaj, BE-ja heshti, Ruiz Calavera mbeti “e pavarur” dhe asnjë gjykatës ose prokuror nuk lëvizi as gishtin. Përderisa Edi Rama dhe partia e tij, që tani si PiS, kanë një shumicë absolute në parlament, – pavarësisht fitimit të më pak se 50% të votës popullore, – janë mbi ligjin, ju mund të “verifikoni e vlerësoni” sa të doni – por kjo, pa padyshim,  nuk do të ketë asnjë pasojë në sistem.exit.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY