Hashash, alkool dhe flirtime në Jalë, Monika Kryemadhi tregon si mban në...

Hashash, alkool dhe flirtime në Jalë, Monika Kryemadhi tregon si mban në kontroll LRI dhe FRESSH

104
0
Shares

Qindra të rinj të LRI, të FRESSH dhe të Internacionales Socialiste po qëndrojnë këto ditë në Jalë. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zbuluar detaje interesante për atë që ndodh me të rinjtë në kampingun më të madh në vend, në një intervistë për Edicionin Veror në Abcnews.
Çfarë ndodh kur i kapin me hashash, kur të rinjtë e teprojnë me alkolin apo kur janë të predispozuar për t’u zënë? Po nëse të rinjtë e LRI dhe ato të FRESSH flirtojnë me njëri tjetrin? Përse po qëndrojnë të ndarë këto ditë? Lexoni një pjesë nga intervista me gazetarin Eni Shehu:

Patët një përplasje për punën e kampit, çfarë problem pati FRESSH me LRI. Unë di që tani FRESSH po qëndron në një kamp tjetër pak më larg, por janë pjesë e aktivitetit. Është njëfarë presioni nga ju lart për këta poshtë, për këta të rinjtë?
Absolutisht jo. Të rinjtë kanë bashkëpunim shumë më të fortë se ne. FRESSH është një nga organizatat rinore më të vjetra në Shqipëri. Por edhe pse e vjetër në histori, nuk duhet të bëhet e vjetër në mentalitet, sepse një aktivitet i tillë është për të reklamuar Shqipërinë, nuk reklamon partinë. Se këta të rinj që vijnë këtu nuk janë pjesë e debateve politike, por vijnë të diskutojnë për social-demokracinë, për problemet reale të njerëzve.
Duke qenë se “free” që duhej paguar ishte pak disi e shtrenjtë, atëherë FRESSH po qëndron në kampin tjetër. LRI po përdor ambjentet e veta që ka marrë me qera, kështu ka qenë marrëveshja. Edhe FRESSH ka sjellë këtu një grup, rreth 50 veta që jetojnë këtu dhe pjesa tjetër është në kampin tjetër. Nuk ka asgjë të keqe, se në darkë të gjithë bashkohen, rrinë bashkë, diskutojnë bashkë, pinë bashkë. Pas orës 8 të darkës, politika harrohet në Shqipëri dhe fillon shoqëria dhe pjesa më e madhe janë studentë. Për shembull, dje Eljo ishte në kampin tonë dhe na falenderoi, ndërsa Kejdi e përshëndeti.

Pse i mbani larg. Rilindja ka këtë damkën e drogës tani, që e keni akuzuar shpesh. Mos keni frikë se i mësojnë drogën?
Në kampin tonë ka rregulla. Ka një rregullore që e nënshkruajnë të gjithë për përdorimin e alkoolit, qoftë për sa i përket përdorimit të drogave që janë të palejueshme. Çdo njeri që kapet, kthehet mbrapsht dhe lajmërohet familja e tij dhe kjo ka qenë traditë dhjetëvjeçare.

Si i kontrolloni këto abuzime?
Kemi edhe ne strategjitë tonë. S’mund t’i themi, se pastaj e gjejnë antidotin, anti-kontrollin. Kontrolli është i rreptë. Nuk lejohet alkooli, nuk lejohen mjetet e ftohta, jo thika, jo kaçavida. Vitet e para i kapnim dhe i kthenim mbrapsht. Tani firmosin edhe rregullore. Janë të detyruar të pastrojnë banjat, të gatuajnë në kuzhinë, pra më shumë është ndjenja e solidaritetit, se mungesa e lidhjeve, se gjërat janë shumë të lidhura me internetin me rrjetet sociale dhe duhet të mësojnë, që jo çdo gjë duhet të jetë vanitoze.

Jemi te njohjet, te socializmi. Çfarë bën Monika nëse sheh një të re të LSI, që del dhe flirton me një të ri të FRESSH?
Flirtimi duket që në shkëlqimin e syve.

I lejon këto flirtimet kështu?
Unë jam pak konservatore, por jo deri në këtë fazë, sepse shanset janë. Lidhjet politike ne e dimë shumë mirë që nuk janë gjithmonë afatgjata. Se unë nuk mendoj që ka një të LRI apo FRESSH që nuk do të ketë një jetë më të mirë, punë të paguar, të sigurt, arsim më të mirë, shëndetësi më të mirë dhe ambient pa konflikte. Asnjë parti nuk ka dyshime për këto. Unë them se kjo do ishte shumë e mirë se do ç’tensiononte edhe situatën. Pastaj ne kemi shumë djem dhe vajza të LRI që janë të lidhur me djem dhe vajza të Partisë Socialiste. Që edhe pse në këtë fushatë ka qenë lufta shumë agresive, iu kemi besuar gjëra shumë të rëndësishme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY