FOTO/ Shantazh për 5 mijë euro, si ra i moshuari italian në...

FOTO/ Shantazh për 5 mijë euro, si ra i moshuari italian në kurthin e shqiptares

258
0
Shares
Foto Ilustruese

Një shqiptareje i është prishur makina dhe ka kërkuar ndihme nga një italian që po kalonte. I moshuari 82 vjeçar e ka marrë me makinë gruan shqiptare të cilës i ishte prishur automjeti i saj dhe kishte mbetur në rrugë.
Në ditët e mëpasme, atij iu afruan dy shqiptarë të cilët e kanë akuzuar se ka ngacmuar seksualisht gruan e njërit prej tyre. Dhe për të heshtur për ngjarjen i kanë bërë shantazh, duke i kërkuar në këmbim 5 mijë euro.
Por pensionisti nuk ka rënë pre e shantazhit dhe ka denoncuar gjithçka tek karabinierët, të cilët kanë organizuar takimin për dorëzimin e parave dhe kanë arrestuar në flagrancë dy shqiptarët Klevis Musta, 23 vjeç dhe Marsel Renja, 28 vjeç.
SHANTAZHI
Dy të rinjtë kanë shkuar pasditen e së premtes në shtëpinë e 82-vjeçarit në Chiaramonte, duke e akuzuar se kishte ngacmuar seksualisht gruan e njërit prej tyre dhe duke e kërcënuar që t’u jepte sa më shpejt shumën cash prej 5 mijë eurosh, pasi në të kundërt do ta bënin të paguante.
Që nga ai moment, dy shqiptarët kanë nisur të përndjekin të moshuarin me telefonata me ton kërcënues, duke i kërkuar me insistim shumën e kërkuar, shkruan “BalkanËeb”.
Pensionisti i është drejtuar Karabinierëve, duke denoncuar dhe rrëfyer gjithë atë çfarë kishte kaluar dhe për çfarë e akuzonin. 82-vjeçari ka treguar se kishte shoqëruar me makinë një vajzë shqiptare që kishte mbetur në rrugë dhe menjëherë më pas ishte afruar nga dy djem që e kishin kërcënuar për të paguar shumë e parave duke i lënë edhe një vend takimi.

KURTHI
Pas denoncimit karabinierët i kanë ngritur një kurth dy të rinjve shqiptarë në vendin ku ishte vendosur dhënia e parave.
Nga një autoveture kanë zbritur dy shqiptarët. Pasi kanë folur me ‘viktimën’, kanë marrë një zarf ku ndodheshin paratë. Karabinierët civilë të fshehur mes njerëzve kanë ndërhyrë befas dhe i kanë bllokuar duke rikuperuar edhe kartëmonedhash që vetë ata i kishin fotokopjuar për të provuar shkëmbimin.
Dy shqiptarët sipas mediave lokale janë pa precedentë penalë. Ata janë dërguar në kazermë dhe pas procedurave rutinë do të dërgohen në burgun e Ragusas në pritje të gjykimit.

 

Klevis Musta

Klevis Musta

Marsel Renja

Marsel Renja

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY