DETAJE/ Shkodër, ja si ndodhi atentati i djeshëm

DETAJE/ Shkodër, ja si ndodhi atentati i djeshëm

148
0
Shares

Ditën e djeshme ndodhi një atentat në mes të Shkodrës ku për të plagosur një të ri u rrezikua jeta e dy kalimtarëve.
Ngjarja me tre të plagosur, një prej të cilëve një vajzë 25- vjeçare, ndodhi në qendër të qytetit, në sheshin “Demokracia”, në vendin e quajtur ish- “5 heronjtë”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:00, kur nga një makinë jeshile me targë AA 440 NC, tip “Daevy”, është qëlluar në drejtim të shtetasit Doni Lisi. Edhe pse nga një largësi prej rreth 12 metrash, autori është treguar i saktë duke qëlluar 32-vjeçarin, i cili mori tre plumba, por janë plagosur aksidentalisht dy të tjerët.
Doni Lisi, 32 vjeç, ka marrë tre plumba në trup dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin rajonal të Shkodrës.
Dy të tjerë janë plagosur në mënyrë rastësore, teksa në atë moment kanë qenë duke kaluar në rrugë. Leona Turku, 25 vjeçe, është plagosur lehtë në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Kanë qenë persona që kanë rastisur në rrugë ata që i kanë dhënë ndihmën e shpejtë 25- vjeçares.
Po ashtu, plagë nga plumbat ka marrë edhe shtetasi Enrik Prendushi, 59 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas afro 5 orësh, autori i ngjarjes, Aurel Ahi, 25 vjeç, banues në lagjen “Guerrile” në Shkodër, është arrestuar nga forcat speciale të Malit të Zi pasi kishte kaluar në tokën malazeze përmes Zogajve në Shkodër. Në total shtetasi Aurel Ahi ka qëlluar 8 herë, me një pistoletë të tipit “TT”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY