EMRI/ Ja djali i ish-policit që u arrestua për trafikimin e 1.3...

EMRI/ Ja djali i ish-policit që u arrestua për trafikimin e 1.3 ton kanabisit

109
0
Shares

Prokuroria urdhëroi dje arrestimin e dy personave të tjerë në vazhdim të operacionit antidrogë “Pilotët”, i cili tri ditë më parë sekuestroi në Kavajë 1,3 tonë kanabis që po bëhej gati për t’u trafikuar në Itali.
Burime zyrtare të Policisë, thanë se në vazhdim të hetimeve kanë rënë në pranga shtetasit Aristotel Kasa, 23 vjeç dhe Kejvi Hajdari, 22 vjeç.
Ky i fundit mësohet se është djali i ish-shefit të Komisariatit të Policisë së Gramshit. Më herët gjatë veprimeve të para të operacionit, ishin arrestuar shtetasit Arvis Muçaj, 24 vjeç, Joni Sadikaj, 18 vjeç dhe Roland Hysenbelliu, 37 vjeç.
Por, burime të Drejtorisë së Policisë së Tiranës kanë bërë me dije se për këtë rast janë shpallur në kërkim pesë persona si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 4 të tjerë.
Burimet e Policisë thanë se po procedohen në gjendje të lirë shtetasit me iniciale: Q.Ç, H.K, A.M dhe S.M ndërsa janë shpallur në kërkim shtetasit: E.E, E.S, B.R., F.S dhe E.S. Gjatë aksionit mësohet se janë sekuestruar 1 ton e 360 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva si dhe katër automjete, 1 gomone, dhe 1 mjet i rëndë traktor.
Nga këqyrja e pakove të lëndës narkotike mësohet se droga do të kishte të paktën tre marrës të ndryshëm në Itali, pasi ambalazhimi dhe inicialet e vendosura në qeset e drogës kanë qenë të tri llojeve të ndryshme.
Dyshimet janë se rrjeti i trafikimit për nga vetë sasia e drogës që po përgatitej për nisje drejt Italisë, është më i gjerë sesa numri i personave të arrestuar deri tani. Hetuesit kanë dyshime se pjesë e këtij rrjeti janë edhe punonjës të policisë së shtetit, të cilët po hetohen për rolin e tyre në këtë histori./panorama.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY