Korçë, rritja e sigurisë rrugore, policia arreston 2 persona

Korçë, rritja e sigurisë rrugore, policia arreston 2 persona

99
0
Shares

Vijon zbatimi i planit të masave nga shërbimet e Policisë Rrugore për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Nga këto struktura konkretisht në Korçë dhe Pogradec është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i dy shtetasve për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”
• Fation Kuçukaliu, 32 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen nr 6 pranë kryqëzimit Korçë-Ersekë, ky shtetas u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Mercedes-Benz”, me targë AA 248 KG .
• Klaus Liçkollari, 19 vjeç, banues në fshatin Vërdovë. Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Vërdovë, ky shtetas u kap duke drejtuar pa lejë drejtimi, mjetin tip motorr të markës “NAGAKI”, pa targë.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY