Në Shqipëri është duke u rishfaqur fenomeni i fajdeve. Në një vrojtim, i cili ka mbledhur të dhëna deri në fund të qershorit, Banka e Shqipërisë raporton se bizneset dhe individët kanë filluar gjithnjë e më shumë të përdorin burime të tjera të parasë në vend të marrjes se kredive nga bankat.
Banka Qendore i cilëson me termin “burime alternative” dhe thotë se sinjalet dhe perceptimi i bankave të nivelit të dytë për rënien e kërkesës për kredi lidhet pikërisht me gjetjen e financimit në një mënyre tjetër.
Fenomeni është përhapur për të dy kategoritë, si individët dhe bizneset, ndërsa vetë institucioni monetar ka pranuar së fundi se në ekonominë shqiptare ka një rritje të ndjeshme të parasë informale.
Rrezikun më të madh Banka dhe autoritet e tjera e shohin në shtimin e monedhës euro, përdorimi në masë i të cilës ka sjellë një ekuilibër të ri në kursin e këmbimit dhe ka detyruar institucionet të nisin një plan masash kundër përdorimit të saj.
Fajdet në Shqipëri kanë dalë si mundësi për qytetarët dhe sipërmarrësit sa herë që ka pasur kriza dhe bankat nuk kanë dhënë kredi, ose gjatë periudhave kur ka pasur shtim në treg të parasë informale. TVKlan.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/