VIDEO/ Itali, gruaja ngec te dyert, treni e tërheq zvarrë

VIDEO/ Itali, gruaja ngec te dyert, treni e tërheq zvarrë

100
0
Shares

Pamjet vijnë nga stacioni i metrosë Termini, të mërkurën në mbrëmje. Videoja e xhiruar nga telekamerat e sigurisë tregon momentin dramatik të një aksidenti në metronë B. Treni që do të shkojë drejt Laurentinës ndalon në stacion.
Pasagjerët zbresin dhe hipin në tren dhe kur mjeti është gati për tu nisur, në vagonin e fundit ndodh ngjarja e rënde.
Natalya Garkovich, 43 vjeç, përpiqet të ngjitet në tren, por ndoshta e kupton që dyert janë duke u mbyllur, bën një hap pas, por diçka e mban të mbërthyer mbas dyerve të trenit, ndoshta një çantë që mbante në krah.
Pasagjerët e tjerë që kishin mbetur në stacion fillojnë të bërtasin, një roje tenton të tërheqë gruan nga dyert e trenit, por ndërkohë treni niset me shpejtësi të madhe. Pavarësisht shenjave që i bëhet makinistit treni nuk ndalon. Shpejtësia rritet dhe Natalya tërhiqet zvarrë nga duart.
Dëshmitarët tregojnë që frenat e emergjencës, të ngritura nga pasagjerët nuk kanë funksionuar. Treni nuk ka ndaluar por as dyert nuk janë hapur. Natalya është shtruar me urgjencë në spital me dëmtime të rënda në krah dhe ka qëndruar në terapi intensive deri në enjten duke ju nënshtruar operacioneve të shumta në nofull krah këmbë.
Policia po heton përse sensorët e dyerve nuk kanë funksionuar në momentin kur Natalya ishte pranë tyre dhe përse frenat e emergjencës gjithashtu s’kanë aktivizuar alarmin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY