FOTO/ Ja kush janë të rinjtë që u mbytën dje në Zvërnec

FOTO/ Ja kush janë të rinjtë që u mbytën dje në Zvërnec

160
0
Shares

Këto janë fotografitë e dy prej tre të rinjve që humbën jetën dje tragjikisht në Vlorë, nën dallgët e detit: Manuela Maraj nga Vlora,  Xhoana Cani nga Tirana dhe Beniamin Ferati nga Tetova.

Beniamini, 24-vjeçari nga Tetova e Maqedonisë, u mbyt ndërsa shkoi në ndihmë të dy vajzave që po mbyteshin në plazhin e Zvërnecit pranë Portonovës në Vlorë.

Ka qënë e ndjera Xhoana Cani, e cila ka ndier rrezikun e para dhe ka kërkuar ndihmë; asaj i ka shkuar pranë kushurira, Manuela Maraj. Por të dyja janë gjendur mes dallgëve dhe pas kësaj, për t’i shpëtuar, ka hyrë në ujë edhe i riu tetovar.  Ai ishte në plazh me të dashurën e tij.

Beniamimi me njërën prej motrave të dy viktimave janë futur në ujë për t’i shpëtuar, por fatkeqësisht ai, as dy vajzat, nuk kanë mundur t’i bëjnë ballë dallgëve të forta dhe janë nxjerrë të pajetë në breg të tre.

Humbën jetën kësisoj

Manuela Maraj, 27 vjeçe, banuese në Babicë të Madhe, Vlorë.
Xhoana Cani, 25 vjeçe, banuese në Tiranë.
Benjamin Ferati, 24 vjeç, banues në Tetovë, Maqedoni

Kjo ishte mbytja e katërt në Vlorë, pas asaj të një 14-vjeçari në mëngjes.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY